Njihuni me çiftin më të vjetër në botë...rrëmbejnë titullin Guinness

Njihuni me çiftin më të vjetër në botë...rrëmbejnë titullin Guinness

John dhe Charlotte

Bashkëshortët nga Teksasi kanë marrë rekord “Guinnes”, si çifti më të vjetër në botë.

Në datën 15 dhjetor ata festojnë 80 vjetorin e martesës.

John Henderson është 106 vjeç ndërsa bashkëshortja e tij Charlotte është 105.

Ata u njohën gjatë kohës që ishin studentë në universitetin e Teksasit në vitin 1934, ku Charlotte studionte për mësuesi ndërsa John për sporte dhe gjithashtu ai ishte pjesë e një skuadre futbolli.

Sipas CNN,  John është i vetmi që është gjallë nga lojtarët e skuadrës së të njëjtit brez.

Përgjatë 84 viteve ai ka ndjekur skuadrën në të paktën një prej ndeshjeve gjatë sezonit.

Çifti gëzon shëndet të plotë ndërkohë që John zbuloi sekretin e jetëgjatsisë së tyre.

“Bëj jetë të moderuar dhe tregohu i përzemërt me bashkëshorten”, është shprehur ai.

Prej 10 vitesh çifti jeton në fshatin Longhorn afër Teksasit, pikërisht në vendin ku u njohën.

Charlotte dhe John të rinj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)