Njihuni me familjen meksikane që kanë vajzën e vogël albine (FOTO)

Njihuni me familjen meksikane që kanë vajzën e vogël albine (FOTO)

Familja Garcia

Një familje meksikane kanë mbetur të çuditur kur vajza e saj e vogël lindi me lëkurë të bardhë dhe flokë bionde.

Sipas "The Sun", Edith Garcia ishte e tronditur kur vajza e saj më e vogël, Tatiana lindi pasi ajo dhe burri i saj, Raul janë me origjinë Meksikano-Amerikane.

Por çifti  kishin trashëguar gjenin e albinizmit, pasi më vonë zbuluan se disa nga të afërmit e tyre të largët e kanë atë gen.

Pasi bënë disa kërkime të hollësishme nga Organizata Kombëtare e Albinizmit dhe Hipopigmentimit, ata gjetën ngushëllim në familjet e tjera që po kalonin të njëjtën gjë.

Tatiana është albine, që do të thotë se ka pak ose fare pigmentin e melaninës.

Nga ky mungesë pigmenti, ajo ka shikim të dobët, lëvizje të pavullnetshme të syve dhe ndjeshmëri ndaj dritës apo shkëlqimit të blitsit.

33-vjeçarja nga Kalifornia e SHBA-së tha se të huajt shpesh e paragjykonin vajzën e tyre të vogël kur shikonin familjen bashkë,  por tani ata janë mësuar dhe janë më të lumtur se kurrë si një familje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!