Njihuni me historinë e Ralfit, gjermani që vuante prej vitesh nga sëmundja e kockave, rikthehet në palestër falë mjekimeve të dr.Ylli Merjes

Një tjetër histori suksesi shënohet nëpërmjet kurave natyrale të mjekut popullor Ylli Merja. Këtë herë jehona e punës së tij të mirë kapërceu kufinjtë kombëtar.

Ralfi gjermani i cili u njoh rastësisht nëpërmjet bashkëshortes së tij shqiptare me mjekun alternativ Ylli Merja tregon problemet e shumta shëndetësore me zemrën, bllokimin e qarkullimit të gjakut dhe kalcifikimin e kockave duke humbur shpresat se do të mund të flinte sërish një gjumë të qetë e pa dhimbje.

Ai rrëfen për herë të parë në emisionin Rreze Dielli këtë periudhë të vështirë të jetës së tij, si rastësia e përballi me doktorin falë të cilit tashmë i është kthyer jetës normale.

Bashkëshortja e tij Alketa ishte e para që kishte dëgjuar për kurimet që bënte mjeku popullor duke bërë të mundur kështu që Ralfi të bindej që të provonte kurat e dr. Yllit, pasi kishte arritur në një pikë shumë të rëndë të sëmundjes së tij.

“Ralfi para 8 muajsh nuk ishte në gjendje që të bënte sport, në momentin që e shohim është shumë në formë. Kishte problem masive me zemrën  dhe qarkullimin e gjakut sikurse dhe shumë dhimbje dhe kalcifikime në të dyja supet e tij” shprehet Alketa.

Ndërsa nuk kishte shumë besim tek kurat me bimë medicinale vetëm pas një jave arriti të shoh rezultate dhe përmirësime.

“Në janar të 2020 më filluan dhimbjet ishin kaq të forta sa edhe natën bërtisja nga dhimbjet e forta, jam vizituar në mjek dhe duhe të operohesha nga të dyja krahët, filloi nga krahu I majtë dhe më pas tek krahu I djathtë, të dyja duhet ti operoja sepse kishte shumë kalcifikim dhe qarkullimi I gjakut ishte I bllokuar. Kisha shumë dhimbje, krahët nuk mund ti ngrija,  fillova me ekstrakt murrizi mbas një jave dhimbjet po zhdukeshin, vazhdova rregullisht me ekstraktin e murrizit dhe me vaj sinapiKëto janë sëmundje te kockat duhet ti operojë si mundet që me këto produkte të shërohet gjithë kjo dhimbje. Pas një jave e kuptova” shprehet Ralfi.

Pas përdorimit të vajrave bimorë, rezultat e analizave ishin të pabesueshëm edhe për vetë mjekët gjermanë të cilët sic tregon Alketa, bashkëshortja e tij ishin mjaft kurioz për kurimin bimorë që kishin pëdorur.

“Doktori e uroi dhe për më tepër ishte kurioz dhe e pyet doktori se cfarë është ky ilaci ekstrakti murrizit dhe e pyet se ku e gjete se qenka shumë I fuqishëm”

SHËNIM I REDAKSISË: Cdo i semurë ka vecoritë e tij, ndaj për raste të semundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sygjeruar një kurim për çdo person.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall