Njihuni me nënën e tre fëmijëve që ka 100 tatuazhe në trup (FOTO)

Njihuni me nënën e tre fëmijëve që ka 100 tatuazhe në trup (FOTO)

Shelby Holmes

Një nënë e ka të mbuluar trupin me 100 tatuazhe dhe dëshiron të bëjë përsëri të tjera.

Që kur mori tatuazhin e saj të parë në moshën 17 vjeç, Shelby Toms është bërë pjesë e botës së artit të trupit.

Pavarësisht se 36-vjeçarja është pothuajse plotësisht e mbuluar nga koka tek këmbët në tatuazhe, ajo planifikon të marrë edhe më shumë.

Misioni i saj është që të ketë gjithë trupin e saj, përveç fytyrës, 100% të dekoruar në vepra arti.

Shelby ka fituar titullin “Miss Alternative Model 2019”.

 “Kam mbi 100 tatuazhe, në të gjithë trupin tim, qafën, krahët, brinjët, këmbët, në të gjithë, por jo në fytyrën time. Fytyra ime është ndoshta një nga vendet e pakta që nuk dua tatuazh. Mora tatuazhin tim të parë në moshën 17 vjeç”, ka thënë ajo.

Shelby punon si një artiste tatuazhesh në Newcastle dhe ka rrëfyer se tatuazhet e kanë ndihmuar në një periudhë të vështirë të jetës së saj.

"Fatkeqësisht i humba nënën dhe vëllanë tim pasi bënë vetëvrasje në vitin 2009 dhe 2015, kështu që nga atëherë vendosa që do të jetoja jetën në mënyrë të plotë dhe të bëja atë që doja me të vërtetë, e cila në rastin tim ishte të bëj shumë tatuazhe", tha ajo. 

Ajo ka thënë se qëkur bëri tatuazhe e ndjeu veten të rilindur.

Shelby është nënë e Katlin, 15 vjeç, Macey, 10 dhe Michael 6-vjeçare dhe  filloi të modelojë në të njëjtën kohë me vajzën e saj më të madhe. 

Nëna e tre vajzave konkurroi 162 kandidate të tjera në konkursin e bukurisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie

Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie