Njihuni me 'psikovampirët' dhe mësoni si mund të mbroheni prej tyre

Psikologu Eduart Tafa në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ na njohu më tepër me termin ‘’ psikovampirë’’  cilët janë ata dhe se si mund të mbrohemi prej tyre.

 ‘’ Cdo kush mund të jetë psikovampirë,  madje edhe ata që kafshohen nga ‘psikovampirë’ mund të jenë vet psikovampirë, sepse shëndërrohen në të tillë. Zakonisht ne do t’i referohemi psikovampirit në marrëdhënien ndërnjerëzore. Zakonisht ndërnjerëzore janë edhe sfidat në punë, dhe lidhjet që kemi me shokë e me shoqërinë, miqësitë etj. I përkasin rrethit tonë më të afërt, janë persona që kanë dijeni për gjendjen tonë emocionale, këtu konkretizohen edhe viktimat e tyre, duke ditur gjendjen emocionale. Janë persona që dinë gjendjen emocionale të një personi dhe e kanë më të lehtë të ndërhyjnë në zemrën e  një personi dhe për ti goditur në pikat më të dobëta, ka raste qe riaktivizojnë edhe plagët e tyre të vjetra, që dotë thotë që e dinë si plagë dhe i rikthejnë edhe njëherë vuajtjen  këtij personi dhe kjo krijonë një lloj katalizatori. Dy pikat më të forta që godet një psikovampirë,  tek një njeri janë vetëvendosja dhe vetvlerësimi I personit’’ shprehet z.Tafa.   

Ai thotë se duke e goditur në këto shtylla, e bën të ndjehet i stresuar për një kohë të gjatë, por të gjithë ne mund t’I bëjmë ballë, duke marrë disa këshilla që do të na ndihmojnë, të mos biem ‘pre’ e tyre  dhe se si t’i përballojmë energjitë që përcjellin ata.

‘’ Është shumë e vështirë por jo e pamundur për të bërë identifikimin, ka persona të cilët kanë bërë studime, sidomos janë studime ndaj fizionomisë, persona që studiojnë fizionominë e kanë shumë të lehtë për t’I dalluar, sepse I dallojnë nga mënyra se si veprojnë me mimikën , me anën e gjestikulacionit. Hapi I parë është identifikimi, I cili është shumë I rëndësishëm, ndaj këtyre personave, dhe duke qenë të rrethit të afërt njohin karakterin e personit . Psikovampiri na ndihmon vetëm në një formë, që na tregon disa dobësi  dhe dobësia që ne kemi njohur tek vetja në momentin që e kemi njohur nuk është më dobësi, se fillojmë dhe punojmë për dobësinë që ne kemi. Dhe në momentin që është bërë ky lloj identifikimi, ne kemi një takim të dytë me të, jemi më të kujdeshëm, ndaj këtij personi. degjoj shpesh që thonë, t’I shmangim, t’I ikim ….Në momentin që kemi bërë identifikimin, përballemi me mënyrën dhe aftësitë tona më të shëndetshme, për përballimin  e tyre sepse është e pamundur që ne cdo njeri ta përjashtojmë. Sepse marrim një shembull që mund të jemi në një ambient pune, që ske cfarë I bën, mund të jetë një familjar. Pika e dytë është që të punojmë me veten, sepse vëmendja jonë i fuqizon. ndërsa së treti është ekuilbrimi dhe shpërndarja e energjisë’’ ,shprehet psikologu Tafa.

Ndër të tjera ai tregoi edhe disa lloje të tyre sic është rasti i psikovampirit Himalaja,i cili është një person që karakterizohet nga një madhështi shumë e madhe që ka për veten sidomos nëse është në poste drejtuese. 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen