Një qenushe endacake e gjetur në rrugët e Bratsk të Rusisë ka vetulla si të njeriut.
Ajo i përket llojit Husky dhe është dërguar në një qendër për kafshët që jepen për adoptim.
Pronarët e shtëpisë së qenve vendosën ta filmojnë qenin dhe të postojnë materialin në internet në mënyrë që të gjejnë shtëpinë e saj të re, dhe videoja u bë virale në kohë rekord.
Falë videos qenushja Frida u bë me pronaren e saj të re Oksanën.
"Unë u impresionova absolutisht nga vetullat. Ju nuk mund ta quani as fytyrën e saj si një qen. ’Është një fytyrë e vërtetë njerëzore!" ajo tha.
Oksana gjithashtu vendosi t’i vendosë emrin Betty dhe ato po përshtaten me njëra-tjetrën.