Njihuni me qenushin albin që mban syze dhe lyhet me krem para se të dalë në diell (VIDEO)

Sherlock Schnauzer është një qenush, që vuan nga një sindromë e rrallë e albinizmit për qen dhe nuk mund të qëndrojë në diell, pasi mund të digjet prej tij.

Kur del jashtë ai duhet të lyhet me një krem të posaçëm dielli për qen dhe njëkohësisht duhet të mbajë syze dielli.

Gjendja e rrallë gjenetike i shkakton mungesë të melaninës në lëkurë, që do të thotë se Sherlock lindi me qime të pastra të bardha dhe me sy blu, pavarësisht se nëna e tij ishte një qen i zakonshëm i zi.

Sherlock, kur ishte 10 muajsh ishte braktisur nga pronarët e tij të mëparshëm dhe u mor në përkujdesje të përkohshme nga Netta McKay, e cila është një admiruese e kafshëve pasi ka mbajtur në shtëpi kafshë prej 10 vitesh.

Ajo mendoi të mbante Sherlock vetëm për pak kohë,  por përfundoi duke e adoptuar përgjithmonë pasi u afeksionua shume me të.

Netta tregon se ky qen ka një personalitet të vetin vërtet të veçantë dhe ajo u lidh pas tij pikërisht për këtë arsye.

Qeni albin nuk mund të lihet vetëm për asnjë moment pasi mund të rrezikojë keq jetën nëse digjet në diell për shkak të lëkurës së tij shumë delikate.

Sherlock Schnauzer

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • manushaqe: 22/11/2019 20:29

    moj e nderuar gazetare po ne populli i thjeshte ca eshte kjo albin emer apo cca apo te lexojme lajmin ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari