Për shumë mund të konsiderohet e paimagjinueshme, por në një qytet kinez, të kesh tre të dashura është mëse normale. Madje një qytetar është shprehur tekstualisht se 'do të ishte e turpshme të kishe vetëm një të partnere'.

Kjo situatë e çuditshme ndodh në qytetin Dongguan në Kinë, sepse numri i femrave është disa herë më i madh se ai i meshkujve. Një qytetar në një intervistë për televizionin lokal u shpreh se ishte më e thjeshtë të zije të dashur sesa të gjeje një punë.

Raporti është 89 meshkuj për çdo 100 gra. Meqenëse situata ekonomike është e vështirë, meshkujt e qytetit 'krenohen' se të dashurat e tyre nuk duan para apo siguri ekonomike, e vetmja gjë që duan është një burrë.
dongguan
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)