Keni imagjinuar ndonjëherë një qytet që të qëndrojë në ujë dhe të lundrojë? Një kompani amerikane ka dizajnuar dhe ka projektuar qytetin lundrues që do të përmbajë shkolla, galeri arti, spitale, qendër tregtare, park, kazino dhe në tarracë një aeroport.

Projekti që është konceptuar nga kompania me bazë në Florida të SHBA-së, në rast se do të vihet në zbatim do të kushtojë 10 miliardë dollarë.

Ky qytet që do të rrijë në det të hapur do të quhet 'Anija e Lirisë' dhe në të do të mund të banojnë 50 mijë banorë, si dhe do të ketë vend për 30 mijë vizitorë të tjerë.

anija e lirise
Shikoni foto të tjera

Aeroporti që është projektuar të jetë në tarracën e anijes do të mbajë aeroplan të vegjël që mbajnë deri në 40-50 pasagjerë.

'Anija e Lirisë' do të bëjë një qark të plotë rreth globit çdo dy vjet.


(v.gj/shqiptarja.com)