Ekziston një ‘Rapunzel’ në jetën reale, me flokë të gjatë dhe të artë.
Alena Kravchenko është vajza 34-vjeçare nga Odessa e Ukrainës që nuk i ka prerë flokët që në moshën 5 vjeç.
Gjatësia e flokëve të saj është 2 metra dhe i pastron vetëm një herë në 3 javë.
“Unë çmoj flokët e mija të gjata dhe më pëlqen të kujdesem për to. Por unë nuk i pastroj shpesh pasi që mendoj që produktet nuk janë të mira”, u shprehë Alena.
Ajo pretendon se merr dhjetëra propozime martese nga burra në internet që ofrojnë të udhëtojnë jashtë vendit vetëm për ta parë atë, por ajo zakonisht qesh me kërkesa të tilla.
Kravchenko është një biznesmene e suksesshme dhe është nënë e dy fëmijëve.
Ajo shpreson që dy vajzat e saj, Valeria dhe Miroslava, të ndjekin gjurmët e saj, por është për t’u menduar nëse ia vlen ta kalosh tërë jetën duke mbajtur flokët super të gjatë.
Alena nuk ua ka prerë flokët e tyre akoma, në rast se ato vendosin të ndjekin shembullin e saj.