ITALI-Një shqiptar që kandidon për të qenë në krye të Bashkisë së Parmës. Ai është Gentian Alimadhi, 44 vjeç i martuar dhe ka dy fëmijë.
Alimadhi është avokat dhe gëzon nënshtetësinë italiane prej gjashtë vitesh. “Megjithatë ai ka një sfond të përbashkët me emigrantë të shumtë nga toka e shqiponjave, pasi me një anije klandestine në vitin 1993 zbarkoi në Puglia”, shkruan ansa.it.
Fillimisht ai do të sfidojë kreun e demokratëve në këshillin e qytetit Nicola Dall’Ollio, më pas Daro Costi, Paolo Scarpa dhe Francesco Samulele.
Alimadhi është në avantazh sepse gëzon mbështetjen e madhe të komunitetit të të huajve dhe atij shqiptar në veçanti. Ka rreth 8000 mijë shqiptarë pjesa më e madhe e të cilëve kanë nënshtetësi italiane edhe thuajse të gjithë edhe pse nuk mund të votojnë në zgjedhjet komunale munden në ato primaret.
Në primaret e fundit të qendrës së djathtë në vitin 2012, votuan 8400 persona, dhe është e qartë që Alimadhi po e mendon se ka një mundësi të madhe për t'u zgjedhur. Për Parmën ndoshta është radha e kryebashkiakut të parë emigrant.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com