Kombëtarja e Shqipërisë në futboll mësoi kundërshtarët e fazës së grupeve për Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B. Kuqezinjtë tanimë kanë prenotuar akomodiminin në SportCentrum Kaiserau, pranë Dortmundit.
Ky kompleks sportiv është ndërtuar në zonën lindore të Ruhrit dhe ka qenë gjithmonë shtëpia e atletikës dhe futbollit ëestfalian. SportCentrum Kaiserau ka ekzistuar në formën e tij të tanishme që nga viti 2006.
Qendra stërvitore është e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të skuadrave dhe ka eksperiencë të pasur, pasi aty janë grumbulluar për faza përgatitore apo për turne në të kaluarën ekipet kombëtare të Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, Bregut të Fildishtë apo klube si FC Bajern Mynih, Real Madrid, FC Liverpul, FC Porto, Borusia Dortmund, Shalke 04, Valencia, Atletik Bilbao, Udinese, Legia Varshavë, Borusia Monshengladbah, Verder Bremen, RB Lajpcig, Eintraht Frankfurt, Volfsburg, Union Berlin, Fortuna Dyseldorf, Roda Kerkrade, Standard Liezh, Los Anxheles Galaksi, SC Paderborn, Shtutgart, Hamburger, Bohum, Arminia Bielefeld dhe Dinamo Dresden.
Në vitin 1952 u bë inaugurimi i shkollës sportive. Në atë kohë kishin përfunduar zgjerimet e para, konviktet ishin shndërruar në dhoma më të vogla dhe zyra u vendos në një zonë të re. Nga vitet 1990, u krijuan klasa të ndryshme për basketboll, atletike, futboll dhe sporte të tjera. Terreni tani përfshin gjithashtu tri fusha me bar (njëra me një pistë moderne sintetike vrapimi), dy fusha me terren artificial dhe një shumëllojshmëri pajisjesh, nga dhomat e masazhit deri te lavanderia.
Falë vendndodhjes relativisht qendrore në Gjermani, me lidhje të shkëlqyera transporti në kryqëzimin Kamener Kreuz (me autostrada 1 dhe 2 në drejtimet veri/jug dhe lindje/perëndim respektivisht) dhe falë stacionit hekurudhor në Kamen-Methler, i cili është vetëm dhjetë minuta në këmbë larg, SportCentrum mund të arrihet shpejt dhe lehtë.
Pjesët përbërëse të kompleksit:
· Fusha e lojës me terren futbolli për qëllime stërvitore dhe lojëra me ambiente të integruara të atletikës (kërcim së larti, kërcim së gjati, gjuajtje me gjyle)
· Pista tartan 400 m
· 2 fusha futbolli me bar për qëllime stërvitore dhe lojërash
· 2 fusha me terren artificial
· Fushë stërvitore me bar me ambiente hedhjeje atletike
· Salla e futbollit
· Sallë e dyfishtë
· Sallë sportive për kohën e lirë dhe rekreative
· Salla e gjimnastikës
· Salla e atletikës
· Dhoma e peshës
· Rrugë e dyfishtë boëling
· Fushë mini golfi / fushë golfi në miniaturë
Po kostoja që tatim paguesit dotë paguajnë.
PërgjigjuPaguan UEFA or tej, me sakte budallenjte qe shikojne futboll me pagese dhe sponsoret qe reklamojne mallrat e veta gjate ndeshjeve dhe televizionet qe blejne te drejtat e transmetimit. Mos ki merak, se nga taksat e tua nuk shkon gje atje
Katrahure edhe andej si me qene ne Bathore or teeeejjjjj
Përgjigju