Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije ditën e sotme se nga data 8-12 janar do të bëhet devijimi i trafikut rrugor në rrugën e Unazës në Durrës.
Shkak i këtij devijimi mësohet të jetë zhvillimi i punimeve që do të realizohen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”.
Ndër të tjera, ARRSH njofton se në zonën e mbikalimit do të ketë ngushtim të rrugës, që do të shoqërohet me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.