Njoftim i rëndësishëm për ata që i skadon kolaudimi i makinës gjatë periudhës së ‘karantinës’

Njoftim i rëndësishëm për ata që i skadon kolaudimi i makinës gjatë periudhës së ‘karantinës’

TIRANË- Afatet e skadencace të taksave apo lejeve të qarkullimit do të pezullohen deri në hapjen e sporteleve. Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Blendi Goxhja shpjegoi se kjo vjen në kuadër të masave të marra nga qeveria për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

“Çdo afat skadence i taksave apo rinovimet e lejeve të drejtimit do të pezullohet dhe do llogaritet nga momenti i hapjes së sporteleve. Çdo afat e çdo skadencë, mbi taksat e qarkullimit të mjeteve rrugore dhe çdo dokumenti tjetër të lëshuar nga DPSHTRR, që nuk mundësohet dot si rinovim ose lëshim vetëm online dhe që konsiderohen prekluzive, do të pezullohen këto afate dhe kur të hapen sportelet do nisë llogaritja e ditëve të mbetura nga dita që u ndërpre zyrtarisht shërbimi. Pra askush të mos ketë stres, as shqetësim për kamata a gjoba! Edhe për kolaudimin, ditët kur shërbimi është i mbyllur, edhe për ata, nuk do quhen vonesë e qytetarit ose pengesë për ta!” – tha Blendi Gonxhja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!