Bashkia e Tiranës ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë përdoruesit e parkimit nëntokësor në Sheshin Skënderbej. Sipas njoftimit që është shpërndarë sot tek makinat e parkuara në këtë vend por jo vetëm, thuhet se duhet të largojnë makinat e tyre për shkak të një eventi që organizohet nga Ambasada e Kinës.
Eventi do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 21:00 dhe në këtë orar parkimi duhet të jetë i lirë. Edhe pse qytetarë të ndryshëm mund të kenë paguar për parkimin e tyre disa ditor, kjo nuk është marrë parasysh nga bashkia, të cilët njoftojnë se çdokush që nuk ndjek këtë urdhër, makina e tyre do të hiqet nga karrotreci i Bashkisë.
"Njoftim i rëndësishëm! Të nderuar qytetarë, përdorues të vend parkimeve në Sheshin 'Skënderbej', më datë 24,09.2019 për shkak të një eventi të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kinës, nevojitet që parkimi nëntokësor të jetë i lirë nga ora 17:00 - 21:00.
Ju lutemi të lëvizni mjetet tuaja në të kundërt jemi të detyruar t'i spostojmë automjetet me karrotrecin e Policisë Bashkiake."
Njoftim i rëndësishëm! Përdoruesit e parkimit në Sheshin 'Skënderbej' duhet të lëvizin makinat, kjo është arsyeja
Komento