TIRANE - Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) njofton të gjithë ata që duan të udhëtojnë jashtë shtetit se leja e drejtimit ndërkombëtar dhe leja e qarkullimit ndërkombëtar, mund të tërhiqen edhe te zyrat e DRSHTRR Tiranë, pranë Qendrës së Kolaudimit të Mjeteve (ish-Nshraku), përveçse në DRSHTRR Tiranë në Kashar.
"Shërbimi i ri i ofruar edhe në Tiranë, shmang radhët dhe kursen kohën në këto ditë të nxehta. Të interesuarit për të marrë dokumentet e lartpërmendur, duhet të kenë me vete: leje drejtimi kombëtare/leje qarkullimi kombëtar, dokument identifikimi, 1 fotografi për leje drejtimi ndërkombëtare", thuhet në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Leja e drejtimit ndërkombëtare dhe leja e qarkullimit ndërkombëtare janë të vlefshme për 3 vite me tarifën 500 lekë.
Kush di te me thote per cfare vlen patenta nderkombetare.
Përgjigjume dal jasht vendit sepse ka vende qe nk e njohin patenten shqiptare
Per tleviz nga tirana me shku ndiber psh a kpt