Ujitini Gonxhet... para se t'i mbysë llumi!

Ujitini Gonxhet... para se t'i mbysë llumi!

Blendi Gonxhe

Përballë "luanëve" të tastierave ndonjëherë duhet të heshtësh, ndonjëherë duhet të ulësh kokën e të pranosh llumin e komenteve dhe vrerin që mbizotëron në rastin më të parë që lajme të fabrikuar dalin në dritë. Goditje të porositura, sulme të përqendruar madje edhe luftë brenda llojit për të sabotuar revolucione dhe risi që në shtetin shqiptar nuk ndodhin çdo ditë. Nëse një budalla hedh një gur në lumë, është faji i të tjerëve që e ndjekin, dhe jo i budallait në fjalë. Por kur gurët bëhen shumë dhe nga e njëjta dorë, duhet të kujtosh se kush i hedh...

Së fundmi shpërtheu një furtunë e pamerituar ndaj Blendi Gonxhes, "fajtor' që përdor hapësirën e tij sociale jo vetëm për të kujtuar se çfarë po ndryshon për mirë  çdo ditë në zyrat që po drejton, por edhe kur me komente njerëzore të gabuara apo jo këtë nuk e vendos dot askush, herë i qan hallet njerëzve për padrejtësitë që vuajnë, e herë qan për vete si "Interist" i mësuar të vuajë për skuadrën e tij të futbollit. Blendi e pa veten si të kallëzuar për për shpërdorim detyre, nga "3 Muskëtierë" të Nismës Thurje, një organizatë që si për ironi të fatit është themeluar nga ata që i kanë bërë "gjëmën" shtetit me gjoba dhe shantazhe, kur vetë drejtonin Shtetin me Burime Natyrore.

"Gonxhen" duan ta këpusin pikërisht ai kur po lulëzon më shumë se kurrë, kur ka thjeshtuar në maksimum proçedura, për njëmijë e një probleme në DPSHTRR. E drejtë... Emri është i lodhshëm por më e lodhshme ishte koha kur duhej të trokisje për një patentë, për një leje, për një kontroll fizik apo për një targë që e meritoje por nuk e merrje pa paguar haraçin, edhe kur këto zyra Rilindën. Matematika nuk është një opinion, dhe nëse dikush ka pak dëshirë të investigojë, do të mësojë se një kompani e themeluar në 2009, nuk ka asnjë peshë specifike nga fondet publike. Në 10 vite aktivitet, firma e familjes, ajo e ngritur me mund e djersë, dhe jo si ajo e "lindur" mes rrënojave të Gërdecit për rritje Boronicash, ka faturuar për ente publike vetëm 1.57% të totalit të xhiros tregtare! Kronologjikisht: 2010 - 4.1%, 2011 - 0.64%, 2012 - 1.4%, 2013 - 0.4%, 2014 - 1.5%, 2015 - 2.7%, 2016 - 1.4%, 2017 - 2.1%, 2018 - 1.2% dhe 2019 - 1.67%! Doni më për Belulin...

Shpikën së fundmi një tjetër perlë.... se Drejtoria e tij blente maska me 13 Euro copa. E vërteta e letrave, dhe jo ajo e kazanit është që 300 mijë maska janë blerë me VETËM 55 lekë copa, e madje edhe më lirë nëse ofertuesi është kështu. në një Drejtori që shumëkush e quante vetëm ajo e Patentave, e që ishte hermetike, tani mund ta akuzojnë për mbingarkesë informacioni. Por kurrë mungesë të tij.

Blendin e akuzojnë ata që kodin moral e kanë në nivelin e llumit, "Thurjet" që masakruan Shtetin, e akuzojnë nga ata në PD, që fillimisht duhet të gjejnë brenda familjes ata që i shkaktuan dëme buxhetit deri 5 milionë Euro, e që kapërcyen burgun me proçedura në Apel. Të qash apo të qeshësh... Sot një qytetar i thjeshtë dëshiron të dijë sesa shpejt e merr lejen, sa shpejt e merr patentën ndërkombëtare, pse në pak kohë një emigrant apo shtetas i thjeshtë nuk kthehet çdo vit për patentë, por kohën dhe luksin e saj e ka tashmë 3 vjet. Kush e ka provuar digitalizimin, lehtësinë do duhet ta pranojë në heshtje.

Por do të jetë vështirë ta pranojnë ata që ishin mësuar me rryshfet për një targë të veçantë, për një "001, apo një "007" që tani do duhet ta paguajnë rregullisht. Me faturë... online... pa mik, pa shok, dhe pa lekë nën dorë. Lulzim Basha duhet ta dijë që për Benzin e tij fringo, 3 NJISHAT (AA 111 EN) i ka paguar Shtetit 40.000 Lekë, dhe nuk e ka marrë me "një kafe dhe llafe" siç mori partinë. Ujitini pra Gonxhet sa të mos jetë vonë...ujitini para se t'i mbysë llumi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çepani: 21/08/2020 09:39

    Gazi mos ke ngatërruar rrenjët e Gonxhes me rrënjët e çthurjes,që i ka rrënjët tek shqupi aty ku lindi dhe po ushqehet,korrupsioni,vjedhja,vrasja,krimi shtetëror,e të gjitha të këqiat që i janë shkaktuar këtij populli. Gonxhja nuk ka nevojë dhe nuk ja ndjen nga klithmat tuaja histerike,atë e vlerson puna,dhe qytetarët të cilëve sot në raport me dje ju shërbehet shumë më mirë,keqardhje për çthurjen e lesh e linë të cilave ju dhëmb miniera e floririt.

    Përgjigju
  • Taksisti: 21/08/2020 08:25

    Hec perpara, bravo Gonxhe, vec zhdukni ato qe ju kan mbet si drejtore LSI, titulli i shkrimit shum i goditur

    Përgjigju
  • Diti: 21/08/2020 08:01

    Blendi ka bere nje pune gjigande tek ai institucion dhe eshte e prekshme dhe e padiskutueshme kjo gje. Nga logo e deri tek sherbimet kane ndryshime qe asnje institucion tjeter nuk i ka. Qartesim i kryerjes se procedurave, thjeshtim i tyre, rregullim i budalliqeve qe ishin tek pyetjet e patentes dhe deri tek insistimi dhe lejimi i xhamave te zinj per komoditetin e secilit. Pis mund te hedhin sa te duan faqet a nismat thurje e te tkera si ajo, por kur dikush ka bere lehtesime dhe kanpunuar e dine mire qytetaret se shkojne perdite neper sportele, dhe ska faqe apo portal qe mund te genjeje njerezit.

    Përgjigju
  • Populli: 20/08/2020 21:51

    Me gjithmend ka zgjillur shum pune por ka neper zyra dhe jashte saje shume seksere dhe hajdute te LSIse qe bojne ligjet ne disa vende kyqe qe jane hajduter te pa pare.zoti Gonxhe merr masa sa me pare per keto hajduter se te blejne votat per LSIne se jane me gjak te ndyre ,shih si shkojne sa me PSne sa me vellaun e saj PDne e krimit.

    Përgjigju
  • Koco: 20/08/2020 21:33

    Une vet kam qene cdo jave ne sportele, kam nji jete qe mirrem me makina dhe e shof ndryshimin. Bravo Blendi Goxhi po vazhdo punen

    Përgjigju
  • gazi: 20/08/2020 21:32

    te p[aska ujite dhe ty gonxhja nga koka te kembet. po ik or cun se nuk ka nevoje gonxhja per uje se i ka rrenjet te thella ne korrupsion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës