Defekt frenash e ulje të km, 30% e mjeteve ngelin në kolaudim! Nga janari 2023 sistem i ri, zbulon kilometrat e fshehura

Nga janari deri në fund të nëntorit, 30.7% e makinave kanë ngelur në kolaudim ose janë refuzuar, thënë ndryshe 107,610 mjete. Ato kanë shfaqur problematika të theksuara në sistemin e frenimit dhe drejtimit, goma që nuk plotësojnë kushtet, në sistemin e shkarkimit të gazrave, rrjedhje të vajit dhe trendi i viteve të fundit, ulje të kilometrazhit.

Përmes kësaj të fundit, synohet që makinat të marrin “ok” në kolaudim, që më pas të shiten me vlera më të larta në treg. Drejtuesit e këtyre mjeteve nuk janë pajisur me Certifikatën e re të Kontrollit Teknik dhe kjo mund të mundësohet vetëm në rastet e rregullimit të anomalive apo të përditësimit të statusit të kilometrave dhe përfundimisht të shënohet edhe historiku real në certifikatë.

Një tjetër shqetësim i vërejtur janë edhe tentativa e drejtuesve të mjeteve për errësim të xhamave pa certifikim, gjë që është e ndaluar me ligj.

Ndërkohë, një sistem i ri i quajtur “e-Monitorimi Interaktiv” po instalohet në çdo Qendër të Kontrollit Teknik, i cili ka në përbërje të tij kamera inteligjente, të cilat do të lexojnë dhe ruajnë në mënyrë automatike pamjet e mjeteve të riskut dhe të listës së zezë.

Në treg sot ka një numër të konsiderueshëm mjetesh që janë hedhur me kilometrazh të pavërtetë shumë më të lartë nga ajo që kanë të shënuar realisht. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor bënë ri-kontrolle vullnetare mjetesh për verifikim të kilometrazhit për historikun e mjetit përpara çdo shitjeje.

Nga janari i vitit të ardhshëm çdo mjet do të targohet për herë të parë vetëm pas leximit me mjete inteligjente i statusit real të kilometrave, duke shmangur në këtë formë abuzimin, në të kundërt nuk do të jepet leja për targim dhe Cerftifikata e Kontrollit Teknik.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 26/12/2022 00:24

    Nga do e kuptojne se sa km reale ka mjeti nqs ai futet nga jashte me km te ulura?

    Përgjigju
    • Tito: 26/12/2022 08:32

      Aty s kane cfare te bejne. Por km do te hidhen ne sistem qe ne hyrje ne dogane. Keshtu qe nuk do modifikohen dot brenda Shqiperise

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë