Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se sot, më datë 29.04.2015, ora 16:55, i dënuari i sigurisë së lartë Marjo (Sajmir) Ramaj, i datëlindjes 1985, ka kryer aktin e vetëvarjes në mjediset e dhomës së tij në IEVP Peqin, ku vuante dënimin. Shtetasi ishte i akuzuar dhe dënuar për veprat penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”, parashikuar nga neni 141 K.P dhe “Vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër”, parashikuar nga neni 77 K.P. Me bashkim dënimesh ka marrë dënimin prej 25 vjet burg. Duke përllogaritur edhe kohën e qëndrimit në paraburgim, kishte kryer gjithsej 2 vite burgim, mbetur për të vuajtur 23 vite burgim. Veprat penale janë kryer në Greqi në 2010, por dosja e shtetasit M.Ramaj është transferuar në Shqipëri në vitin 2013. Shtetasi është arrestuar dhe ka marrë dënimin në qershor të vitit 2014 dhe që prej asaj kohe ka qëndruar në burgun e sigurisë së lartë Peqin.
Dinamika e ngjarjes
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kohën kur po kryhej shoqërimi i të dënuarve nga ajrimi nëpër dhoma. I dënuari e ka kryer aktin suicidal me mjete rrethanore, çarçaf i përshtatur si litar. Në momentin kur është gjetur nga policët e regjimit të brendshëm, është kryer menjëherë ndërhyrja dhe i është dhënë ndihma e parë nga mjeku i institucionit. Më pas, është kryer shoqërimi për në spitalin rajonal, ku i dënuari nuk ka mundur të mbijetojë.
Nisur nga rrethanat e ngjarjes së rëndë, nga mosmenaxhimi i duhur dhe neglizhenca në kryerjen e detyrave që mund ta parandalonin këtë ngjarje, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë është dhënë masa “Shkarkim nga detyra” për Drejtorin e IEVP Peqin Fatos Veliu dhe Përgjegjësin e Sektorit të Sigurisë, Filip Ulndreaj.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes dhe ndan përgjegjësinë për këtë akt të rëndë.
/Shqiptarja.com