Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se piratët elektronikë hynë dje në llogarinë e saj në Twitter dhe vendosën mesazhin "Lajm i bujshëm. Dy shpërthime në Shtëpinë e Bardhë dhe Barak Obama është plagosur"
Brenda pak minutash, indeksi i bursës Dow Jones ra rreth 130 pikë, duke fshirë fitimet e ditës.
Por Dow Jones i rifitoi humbjet po aq shpejt kur u bë e qartë se raportet ishin të rreme.
Një grup i quajtur Ushtria Elektronike Siriane ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por pretendimi i saj ende nuk është vërtetuar.
Ky grup ka kryer sulme të ngjashme më parë kundër agjencive të tjera të lajmeve.
Marrë nga Zëri i Amerikës
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)