Njoftimi i Shqiptarja.com, debat
në Kuvend mbi mbledhjen e borxheve
Njoftimi lidhur me një VKM që autorizon disa kompani private të grumbullojnë borxhe të këqia për llogari të shtetit, i cili është dhënë dje nga Shqiptarja.com, ka ngjallur reagime. Deputeti Braçe (PS) e ka përmendur në Kuvend, në prani të disa ministrave, që nuk janë prononcuar. Po kështu, lajmi është dhënë edhe në disa media private. Kompania CE2 ka deklaruar se nuk ka kontratë me shtetin.
Ka ngjallur dje mjaft reagime njoftimi, i dhënë në faqet e Shqiptarja.com, se kompani private janë autorizuar dhe tashmë po grumbullojnë borxhin e keq në emër të shtetit. Në seancën plenare të paradites, deputeti Erjon Braçe i Partisë Socialiste ka akuzuar qeverinë se, përmes këtij VKM, i ka hapur rrugën një skandali të madh korruptiv, që lidhet me dhënien e të drejtës disa kompanive private, për të mbledhur borxhet në sektorin energjetik. "Qeveria është detyruar, më 29 shkurt 2012, të nxjerrë një vendim të Këshillit të Ministrave për të miratuar një marrëveshje, e cila nuk bëhet publike, midis qeverisë, CEZ-it dhe institucioneve të tjera, për të zeruar borxhet. E dini çfarë e ka pasuar këtë marrëveshje? Pasi u gjet tregu i borxhit të keq, 70 milionë dollarë në vit, pasi doli vendimi i qeverisë, u krijuan tri kompani, njëra pas tjetrës", tha Braçe. Sipas tij, kjo është një skemë e paracaktuar për të favorizuar biznese të afërta me qeverinë.
"E dini sa shkojnë normat e fitimit për të mbledhur këtë borxh? Nga 13% për ndërprerje të energjisë elektrike te konsumatori që nuk paguan, deri në 20 për qind të vlerës së faturës. Kështu, 70 milionë dollarë të borxhit të keq, që u llogarit vjet, mund të sjellin tek privati 14 milionë dollarë", tha ai.
Këto deklarata u bënë në prani të ministrave Bode dhe Naço, të cilët nuk mohuan ekzistencën e një Vendimi të tillë.
Më pas, lajmi është transmetuar nga televizionet private, si Top Channel, Albanian Screen dhe Vizion Plus, etj.
ReagimiNë një letër dërguar redaksisë së Shqiptarja.com, administratori i kompanive EC2 Debt Collection dhe EC2 Debt Management, Endrit Alikaj, deklaron se shoqëritë nuk kanë absolutisht asnjë lidhje direkte apo indirekte me marrëveshje qeveritare në kuadër të mbledhjes së borxheve nga konsumatorët shqiptarë, për më tepër lidhje me vendim qeverie, siç është cituar në gazetë. Aktualisht, thekson ai, kompanitë janë përzgjedhur nga ana e CEZ Shpërndarjes për të kryer mbledhjen e borxhit të konsumatorëve dhe për një gjë të tillë nuk ka asnjë detyrim ligjor që kërkon akte nënligjore, të tilla si VKM. Përzgjedhja e kompanive nga CEZ nuk bëhet me garë, thotë ai, duke shtuar se edhe kompani të tjera janë përzgjedhur për këtë detyrë.
VKMMarrëveshja për fillimin e procedurave për shuarjen e detyrimeve ndërmjet institucioneve e ndërmarrjeve shtetërore dhe CEZ-it është përcaktuar dhe miratuar në VKM e datës 29 shkurt 2012 "Për miratimin e marrëveshjes tip për fillimin e procedurave për shuarjen, me kompensim, të detyrimeve të ndërsjella ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore, ndërkomërrjeve dhe shoqërive të kontrolluara nga shteti dhe CEZ Shpërndarje". Ajo që duket absurde në veprimet që kanë pasuar këtë nismë qeveritare është se, në mënyrë shumë të thjeshtë, qeveria mund të urdhëronte një institucion apo ndërmarrje të paguante detyrimin te CEZ-i, pa ndërmjetësimin e një kompanie private. Ajo çka është logjike për një qytetar të thjeshtë debitor, nuk ka logjikë për institucionet. Në fakt, kompanitë private detyrojnë një institucion të japë paratë, por ndërkohë mbajnë 20 për qind për vete.
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.6%
-
E gabuar
40.2%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2906
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52