Ndërkohë, një vend i lirë pune është edhe për pozicionin Përgjegjës sektori, në Sektorin e Analizës dhe Raportimit, në Drejtorinë e Hetimit, Kategoria B. III-a/1 dhe një tjetër vend është shpallur për Përgjegjës sektori, në Sektori Operativ Antitrafik, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria B, III-a/1.
Ndërsa janë shpallur 4 vende të lira pune në për pozicionin Inspektor Grupi Operativ Antitrafik, në Sektorin Operativ Antitrafik, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria C2, Kategoria e pagës IV-a/ dhe një tjetër vend për Koordinator për Skanimet, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria C1, Kategoria e pagës III-a.
Ndërkohë, po nga një vend pune i lirë është shpallur edhe për Përgjegjës sektori, në Sektori për Mallrat e Rrezikshme, Dual Use, Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria B, III-a/1 dhe Përgjegjës sektori, në Sektori të Kontrollit të Deklarimeve CASH, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kategoria B. III-a.
Sipas njoftimi një vend pune i lirë është shpallur për pozicionin Inspektor Antikontrabande, në Sektorin e Antikontrabandës Detare, në Drejtorinë e Antikontrabandës, Kategoria C2, Kategoria e pagës IV-a, ndërsa 5 vende për po të njëjtin pozicion në Sektorin Antikontrabandës Toksore.
15 vende të lira janë publikuar edhe për pozicionin Doganier Peshore/ Pikë Kontrolli përkatësisht, konkretisht në Zyrën Doganore Hani i Hotit, Beratit, Kakavijës, Qafë- Botë, në atë të Magazinimit të Përkohshëm, Tiranë, Tushemisht, Zyrën e Operacioneve Doganore Korçë dhe Sektorin Doganor Ballsh.
Ndërsa nga një vend i lirë pune është shpallur edhe për pozicionin Përgjegjës Sektorin në Sektorin e Koordinimit dhe Operativitetit në terren, në Drejtorinë e Antikontrabandës, Kategoria B, në Sektorin për Hetimin Çështjet e Sigurisë, në Drejtorinë e Hetimit, Kategoria B. III-a/1 dhe në Sektorin e Koordinimit për Mashtrimet Fiskale, në Drejtorinë e Hetimit, Kategoria B. III-a/1.
Të interesuarit për këto pozicione të lira pune duhet të plotësojnë një sërë kriteresh të cilat janë të publikuara në faqen zyrtare të Doganave. Për t’u bërë pjesë e konkurrimit ata duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin e kërkuar për secilin pozicion brenda datës 20 mars 2018.
Procedura e përzgjedhjes do të bëhet në bazë të dosjes personale të çdo aplikanti dhe përmes intervistës, data e së cilês do të caktohet në një njoftim tê dytë. Për më shumë informacione lidhur me kriteret dhe dokumentacionin përkatës vizitoni faqen zyrtare të doganave www.dogana.gov.al
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com