‘Njoha një person buzë detit dhe më dha makinën', rrëfimi i pazakontë i prokurorit Emror Kasaj, pronën 300 mijë € e deklaroi 5 mln lekë, nuk bën përshtypje shkarkimi

‘Njoha një person buzë detit dhe më dha makinën', rrëfimi i pazakontë i prokurorit Emror Kasaj, pronën 300 mijë € e deklaroi 5 mln lekë, nuk bën përshtypje shkarkimi

Emror Kasaj

Prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj duket se do t’i ketë ditët e numëruara në sistemin e drejtësisë. Për një fat të tillë duket se është i vetëdijshëm edhe vetë prokurori, i cili para Komisionit të Vetingut tha se ishte e vështirë të kuptohej lëmshi transaksioneve dhe blofeve në raport me pasurinë e tij, ndërsa shtoi se nuk e kishte problem edhe nëse shkarkohej nga detyra. Ne vitin 2015, Emror Kasaj ka deklaruar në ILDKPI, përpos të tjerave një pronë me sipërfaqe dhe banesë në Yzberisht, të Tiranë, me vlerë 5 milionë lekë, duke paguar 2.5 milionë lekë pasi do të përfitonte 50 % të pasurisë.

Komisioni i Vetingut, duke iu referuar dokumenteve, kontratave dhe përplasjeve gjyqësore, ka konstatuar se vlera e pronës bashkë me ndërtesën ishte 300 mijë euro dhe jo 5 milionë lekë sa e kishte deklaruar Kasaj. Në përgjigjen e tij para Komisionit të Vetingut, prokurori i Gjirokastrës pranoi mospërputhjen, ndërsa tha se i kishte marr 140 mijë euro hua pa interes biznesmenit Shkëlqim Fusha. Kasaj tha se një pjesë e parave, 90 mijë euro, ai i kishte marr cash te ish hotel Sheratoni nga biznesmeni Fusha, ndërsa pjesën tjetër prej 50 mijë eurosh në një moment të dytë.

Në deklaratën e pasurisë, nuk figuron një hua e tillë. Prokurori Kasaj deklaron vetëm një hua pa interes në vlerën 4.3 mijë euro. Ndërkaq, raporti mes biznesmenit të ndërtimit Shkëlqim Fusha dhe prokurorit Kasaj, është konsideruar si i papërshtatshëm dhe si një sjellje të pa papajtueshme me detyrën nga ana e KPK-së. Komisioni i Vetingut ka konstatuar se Emror Kasaj kishte hetuar një çështje penale, ku mes të pyeturve kishte qenë edhe Shkëlqim Fusha.

“Njoha një person dhe më dha një makinë”

Rrëfimi i prokurorit Emror Kasaj para Vetingut ishte sa i pazakontë, aq edhe i pabesueshëm. Ai tha se duke bërë shëtitje në breg të detit gjatë pushimeve verore kishte njohur një person, i cili qëndonte në Britaninë e Madhe. Ky person i kishte dhënë makinën dhe madje me kushtin që ta përdorte vetëm prokurori Kasaj. Më pas, Kasaj e kishte shitur makinën për 4 mijë euro.

Vëzhguesit ndërkombëtar Steven Kessler u habit nga ky rrëfim dhe e pyeti prokurorin se si ishte e mundur një lëvizje e tillë. Përgjigja e prokurorit ishte edhe më befasues. Ai tha se ishte një naiv i madh. Kasaj pohoi se i kishte dhënë një personi tjetër në mirëbesim 50 mijë euro.

Kasaj i kishte dhënë një hua me vlerë 4 mijë euro një tjetër personi, të cilin më herët e kishte pyetur për një çështje penale.

Lirimi i Mihasit

Në korrik të vitit 2019, prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj liroi nga qelia Erigers Mihasin, i cili u ekzekutua bashkë me shokun e tij Armando Dumani, në 13 nëntor 2021, në zonën e Astirit në Tiranë. Mihasi ishte arrestuar në 22 janar 2019, si i dyshuar për ngjarjen e rëndë të 30 marsit 2015, ku një grup personash grabitën me armë banesën në Tepelenë të Elton Çiçës, duke i dhunuar rëndë dy prindërit e tij. Pas lirimit në 2019, në mars të vitit 2021, prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj ka kërkuar që të pushohet çështja penale ndaj Mihasit, kërkesë e cila u refuzuar nga gjykata, e cila urdhëroi thellimin e hetimeve.

Në tetor të vitit 2021, Prokurori Emror Kasaj arrestoi dhe më pas mbylli në një konvikt një kryefamiljar italian në Gjirokastër, pasi sipas tij kishte marrë një rulo me qera dhe kërkonte që ta shiste në Shqipëri. Katër fëmijë të mitur dhe bashkëshortja e italianit qëndruan më shumë se sa një muaj në rrugët e Gjirokastrës. Gjykata e Apelit e gjeti të pabazë arrestimin dhe i hoqi masën e arrestit shtëpiak shtetasit italian.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 22/03/2022 12:49

    Kitij Errori nuk i ben pershtypje shkarkimi sepse ka frike nga arrestimi

    Përgjigju
    • Xxxxxx: 23/03/2022 08:50

      Ok.

  • Jug: 21/03/2022 22:41

    Plehra llumra turp i vendit.

    Përgjigju
  • Hamdiu: 21/03/2022 20:09

    Keta jane palaçot qe gatoj Berisha ..

    Përgjigju
    • Fotaqi: 21/03/2022 20:15

      Jo ky eshte bere prokuror ne 2015 eshte nga permeti. Ska lidhje berisha me kete. Edhe personi qe ka marre e ka dhe e Cim Fusha nuk eshte i berishes.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia