Italia drejt njohjes së pensioneve të shqiptarëve, Rama: Parlamenti Italian amendament për nisjen e procesit në 2022

Italia drejt njohjes së pensioneve të shqiptarëve, Rama: Parlamenti Italian amendament për nisjen e procesit në 2022

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rma ka bërë me dije se Parlamenti Italian ka përfshirë në projekt-buxhetin për vitin 2022 një amendament për nisjen e procesit të njohjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali vitin e ardhshëm.

Me një postim në Facebook, Rama shkruan se qeveria do të vijojë kontaktet me qeverinë italiane deri në aprovimin përfundimtar të projekt-buxhetit 2022 në Itali, ndërsa çështjen për njohjen e pensioneve e konsideron 'jetike' për shumë shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj.

"Lajm i mirë për shqiptarët në Itali! Në vazhdën e komunikimit me qeverinë italiane dhe partitë politike për marrëveshjen e pensioneve, Parlamenti Italian ka përfshirë në projekt-buxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune në vendin mik. Vazhdojmë kontaktet deri në aprovimin përfundimtar të projekt-buxhetit 2022 dhe me këtë rast u shpreh mirënjohjen në emër të shqiptarëve në Itali, kryeministrit Mario Draghi, ministrit të jashtëm Luigi di Maio, të cilët janë angazhuar personalisht për ta zgjidhur këtë çështje kaq jetike për aq shumë shqiptarë të mirë në Italinë mike, si edhe të gjithë të tjerëve që dashamirësisht janë përfshirë në këtë përpjekje të përbashkët", shkruan Rama.

Gjatë vizitës në Itali më 17 nëntor, kryeministri Edi Rama kërkoi ë të përshpejtoheshin procedurat për njohjen e pensioneve të shqiptarëve. 

Italia ka nënshkruar marrëveshje të tillë me disa vende tashmë si me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Argjentinën, Tunizinë, Bosnjën, Izraelin, etj., por ende nuk është zyrtarizuar marrëveshja me vendin tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 27/12/2021 16:53

    Çfare pensionesh behet fjale, te punosh ne Shqiperi dhe ta marresh pensionin ne Itali ? Kjo varet nga Shqiperia. Te punosh ne Itali dhe ta marresh kete pension dhe ta hash jashte Italise ska nevoje per marreveshje sepse eshte e lejuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë