Celuliti është një mënyrë jetese. Ai është i dukshëm kur ne konsumojmë ushqime jo të shëndetshme dhe kryejmë një jetë sedentare.
Celuliti nuk është vetëm një problem thjesht estetik, por edhe shëndetësor. Ngecja e lëngjeve dhe akumulimi i ujit dhe yndyrës në qelizat gjeneron enjtje (edemën), por është e vështirë që të shihet ky lloj celuliti me sy, sepse lëkura është ende e ngushtë dhe elastike.
Mund të ndjehet vetëm një ndjesi rëndese te gjymtyrët, megjithatë, duke shtypur lëkurën me gisht nuk duket "gjurmë gishtash".
Ai grumbullohet në pjesë të ndryshme të trupit duke penguar qarkullimin e gjakut si dhe duke penguar funksione të ndryshme të organeve të tjera. Celuliti po klasifikohet si patologji që prej viteteve 1920.

Problemi me celulitin nuk njeh moshë. Është shtuar edhe më shumë problemi me të duke filluar që në moshën 13 vjeçare e deri në moshat më të mëdha.
Celulitin mund ta njohim duke e prekur me dorë. Në momentin që shfaqet, dora na prek grumbullime të vogla qesesh likide me ujë dhe yndyrë. Kur bëhen të dukshme ato janë në fazën e fundit.
Shkaktarët:
Jeta sedentare, mungesa e ecjes, vrapit etj
Ushqimi pikantë ose me yndyrë
Pirja e ujit
Kripa
Sheqeri

Këshilla:
Shtimi i ecjeve të gjata 4 ose 5 herë në javë nga 60 minuta
Përfshirjen e sa më shumë perimeve dhe frutave
Përdorimi sa më pak i kripës dhe sheqerit
Heqja e yndyrave
Pirja e ujit
Skrap
Masazh drenues që të largohet celuliti nga trupi jonë
Me anë të masazhit mund të shkarkojmë grumbullimet e yndyrës që janë krijuar. Celuliti duhet të punohet me anë të masazheve që të shkarkohet në mënyrë urinare. Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com