Marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës pritet të miratohet së shpejti nga Parlamentet e dy vendeve. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku shkruan se ky miratim do të konkretizojë punën disavjeçare të qeverisë shqiptare në këtë drejtim.
Marrëveshja u firmos më 18 shkurt të këtij viti në Tiranë nga Ministri për Punët e Brendshme të Zvicrës dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë. Ajo synon koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve.
‘Lajm i mirë! Qeveria zvicerane sapo ka çuar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e datës 24 gusht 2022, ka përcjellë për miratim në Parlament "Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës”, e cila u firmos më 18 shkurt 2022, në Tiranë, nga Ministri për Punët e Brendshme të Zvicrës, z.Alain Berset dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë të RSH-së, znj.Delina Ibrahimaj.
Kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve. Miratimi i marrëveshjes në Parlamentet e dy vendeve, do të konkretizojë punën disavjeçare të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me institucionet kompetente zvicerane.’- shkruan Rama.
Në kuadër të marrëveshjeve për Sigurimet Shoqërore, Shqipëria ka përfunduar rreth një muaj më parë negocimin teknik të marrëveshjeve me pensionet me Italinë. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës i vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali.
-
Lajm shume i mire.
Përgjigju -
Tani besoj se kush jeton ne zvicer do kete me shum lehtesj
Përgjigju -
Sikur te behej keshtu ne cdo vend te europes mir do ish
Përgjigju -
Do i ndihmoje shume shqiptaret e Zvicress
Përgjigju -
Uroj qe te miratohet ky ligj
Përgjigju -
Lajm fantastik pra me tu knoq shpirti kshu ndodh kur punojn fort per me mire
Përgjigju -
Ka lezet pra se perfitojn gjysherit tane qe jane jasht ????????????????
Përgjigju -
Njohja e pensioneve mes zvicres dhe shqiperise eshte nje lajm shume i mire per shqiptaret qe jetojne aty
Përgjigju -
Ishallah ky ligj po aprovohet sa me shpejt sepse do i ndihmoje shume shqiptaret qe jetojne aty
Përgjigju -
Sa mire lum ato pensioniste
Përgjigju -
I keni gezuar shume pensionistet atje
Përgjigju -
Nje lajm pozitiv per te gjithe ato qe jetojne ne Zvicer
Përgjigju -
Do ishte mire qe te vihej ne zbatim ky ligj
Përgjigju -
Bravo per te tilla lajme te mira shpresojm te behen dbe ne shtete te tjera
Përgjigju -
Skishte lajm me te mire se ky per sot
Përgjigju -
Ja dicka tjeter e mir qe na ka ardhur vetem fal bashkepunimeve
Përgjigju -
Lajm shume i mire per shqiptaret e zvicres
Përgjigju -
Nje lajm shum i mir per cdo shqiptar qe rri ne zvicer
Përgjigju -
Sa mir mu be shum qefi qe po behet dicka e tille e nuk po harroen shqiptaret qe jetojn jasht
Përgjigju









Komente
Komento