Njohu Kuvendin e Berishës, PD kallëzon në SPAK për shpërdorim detyre Agron Zhukrin: Shkeli rëndë ligjin, të sekuestrohet dosja

Njohu Kuvendin e Berishës, PD kallëzon në SPAK për shpërdorim detyre Agron Zhukrin: Shkeli rëndë ligjin, të sekuestrohet dosja

Partia Demokratike kallëzon në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri për shpërdorim detyre, i cili njohu ditën e sotme statutin e Berishës të Kuvendit të 11 dhjetorit duke zhbërë atë të Bashës të 17 korrikut që ishte regjistruar pak ditë më herët. Sipas shkresës së dorëzuar në SPAK nga Gazmend Bardhi , gjyqtari Agron Zhukri shkeli vendimin e vet për të pezulluar shqyrtimin e çështjes derisa të përfundonte gjykimi tjetër për kërkesën e PD për ndryshimet statutore.

“Më 23 Mars, ai caktoi seancën në mënyrë të pashpjegueshme, megjithëse vendimi i gjyqtares tjetër për regjistrimin e ndryshimeve statutore nuk është zbardhur dhe nuk na është komunikuar. PD ka ankimuar edhe vendimin, duke qenë se gjykata nuk është shprehur për të gjitha kërkesat e saj. Për shkak të ankimimit, në Regjistrin e Partive Politike nuk janë pasqyruar ndryshimet statutore të 17 korrikut", thuhet në kallëzimin e PD.

Gjithashtu PD i kërkon SPAK-it “të administrojë kamerat e gjykatës, ku shihet qartë takimi I gjyqtarit Zhukri me një nga përfaqësuesit e atij që njihet si Komisioni i Rithemelimit. Djyqtari Zhukri e ka caktuar seancën pas këtij takimi”.

Në kallëzimin penal, PD thotë se gjyqtari Zhukri nuk i ka lajmëruar për të marrë pjesë në seancë.

“Mosthirrja e PD si palë e trete, me interesa të ligjshme në proces, cenon rëndë detyrimet ligjore dhe është bërë me qëllimin për të marrë një vendim në fshehtësi dhe për të favorizuar një palë, që ai vetë ka pranuar se ka lidhje. Gjyqtari Agron Zhukri ka shkelur rëndë ligjin duke marrë një vendim pa patur më parë një vendim të formës së prerë për pasqyrimin e ndryshimeve statutore të 17 Korrikut. Pa patur vendimin e zbardhur për këto ndryshime, gjyqtari Zhukri e ka patur të pamundur të shohë përputhshmërinë e akteve të 11 dhjetorit me statutin e 17 Korrikut, ku bazohet edhe kërkesa e palës tjetër për 11 dhjetorin”, thuhet në kallëzimin e PD.

PD i kërkon SPAK të bëjë veprime të shpejta hetimore, duke administruar kamerat, duke sekuestruar dosjen gjyqësore, në mënyrë që sipas saj gjyqtari të mos ketë mundësi të manipulojë provat. Me herët PD ka kërkuar nga ILD lidhje të një procedimi disiplinor për gjyqtarin  Agron Zhukri.

Gjyqtari Agron Zhukri që njohu statutin e Berishës e ka marrë këtë vendim sot në kushtet e konfliktit të interesit. Ka qenë vetë gjyqtari Zhukri i cili vetëm pak ditë pasi u përcaktua nga shorti që të shqyrtonte çështjen dha dorëheqjen nga çështja, me argumentin se nuk i takonte të merrej me këtë çështje. Ai ka shpjeguar se më parë bashkëshortja e tij ka punuar për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjyqtari madje ka shprehur se edhe në 2018 kishte bërë të njëjtën gjë duke dhënë dorëheqjes nga çështja Rama-Berisha. Por megjithatë në një vendim të mëpasshëm Gjykata e Tiranës nuk ia pranoi kërkesën për dorëheqje.

Zhukri është pjesë e gjyqtarëve, të cilën nuk kanë kaluar procesin e Vetingut.

Kallezimi i PD ne SPAK per Agron Zhukri

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:32
Jo vetëm padi penale, PD ankesë për Zhukrin edhe në ILD për procedim disiplinor

1648226090_fotoooooooo.jpg

Njoftimi i ILD

Përveç paralajmërimit për padi penale, PD ka dorëzuar sot në Inspektorin e Lartë të Drejtësisë edhe një ankesë për procedim disiplinor për gjyqtarin Agron Zhukri. Ankesa është dorëzuar nga Gazment Bardhi, ndërsa nëpërmjet një njoftimi, ILD njofton se ka pranuar ankesën e PD.  Zhukri, me një vendim të diskutueshëm i dha sot vulën e PD-së Komisionit të Rithemelimit të Berishës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edison: 26/03/2022 09:37

    gjyqtarin e kan paditur 2 individe (deputete te pd), qe per me teper, nje dite me pare dolen neper ekrane dhe jashte cdo etike kercenuan po te njejtin gjyqtar per shkak te detyres duke konsumuar njekohesisht edhe veper penale. nga ana tjeter asnje shkrese e tyre nuk vlen si nje shkrese zyrtare e partise demokratike pasi vula dhe rolet e tyre te meparshme jane nul sipas statutit te regjistruar ne gjykaten e tiranes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja