Njollë turpi në histori, pastë këmbën e mbarë Adriatik Llalla!

Njollë turpi në histori, pastë këmbën e mbarë Adriatik Llalla!

Adriatik Llalla, ish-kryeprokuror i Republikës

Po bën xhiron meditike lajmi se ish-Kryeprokurorit të Republikës Adriatik Llallës i janë vënë në sekuestro prona me vlerë rreth 1 miliard lekë. Ky është një lajm i keq, pasi sheh degradimin se si ka përfunduar ky shtet në këto 3 dekada demokraci, ku njeriu që duhej të përfaqësonte dhe mbronte të drejtën, ligjin dhe individin nga antiligji, krimi dhe inkriminimi, është përfshirë vetë në veprimtari te dyshimta me qëllim përfitimi, që në fund konsiderohen edhe veprimtari kriminale që dënohen nga Kodi Penal, përfaqësues dhe mbrojtës i te cilit ishte Adriatik Llalla kur ishte në majë të piramidës së akuzës shqiptare.

Por rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm që iu shmang Vettngut, për te mos patur këto pasoja me ligjin për verifikimin e pasurisë së paligjshme, është edhe një lajm dhe ogur i mirë për publikun, pasi fatin e Llallës pritet dhe duhet ta kenë të gjithë “urithët” e drejtësisë në prokurori e gjykata, të cilët kanë vënë pasuri të pamerituar direkt apo në mënyrë të tërthortë nëpërmjet detyrës.

Rasti Llalla duhet të krijojë precedentin se çdo individi që ka krijuar pasurim të padrejtë nuk mund dhe nuk duhet ta gëzojë atë.

Kjo është një pikë kthese edhe për besimin e njerëzve se ligji nuk funksion ndryshe për disa e ndryshe për ca të tjerë. Llalla nuk duhet të mbesë i vetëm nga ndëshkimi i ligjit, pasi do të dukej se është një seleksion që goditet për interesa politiko/diplomatike.

Ndaj spektri i ligjor për sekuestrimin e çdo pasurie të pajustifikuar dhe me prejardhje të dyshimtë në rradhët e njerëzve që pretendohet se kanë bërë e përfaqësuar drejtësinë në Shqipëri, duhet të veprojë.

Publiku mund të marrë një sinjal pozitiv nëse vila, apartamente, troje, llogari bankare apo para cash që sot i gëzojnë skuthët e “padrejtësisë shqiptare” do të bllokohen. Ndërsa në pikëpamjen politike rasti i Kryeprokurorit të kamur është tregues se politika ka promovuar korrupsionin dhe njerëzit që e përqafojnë atë.

Llalla u zgjodh Kryeprokuror me mbështetjen e Sali Berishës, bekimin e Ilir Metës dhe mori edhe vlerësimin publik në largim nga detyra të Edi Ramës dhe heshtjen e vazhdueshme të Lulzim Bashës.

E që të kesh kaq spektër të gjerë mbështetjeje politike ndër vite do të thotë se ke vepruar në interes të pushtetit të këtyre individëve me veprime ose mos veprime, ose di disa të vërteta që ata nuk do donin të dilnin në publik e aq më shumë të shkonin në hullinë e hetimit e më pas të drejtësisë.

Ndaj nevojitet pastrimi i drejtësisë dhe rikthimi i besimit dhe integritetit të njerëzve që e përfaqësojnë atë, sepse kanë dhe do të kenë shumë punë në të ardhmen me politikën, pasuritë dhe paligjshmëritë e saj ndër vite.

Llalla dhe sëra e tij është një njollë turpi në historinë e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, kur pushteti dhe ligji u përdorën për axhenda dhe përfitime personale individuale apo klanore. Ndaj duhet të bëhet drejtësia, se vetëm nëse rivendoset në binarë drejtësia mund të ketë shpresë se bëhet edhe Shqipëria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë