NJU DELHI - Lideri shpirtëror tibetian, Dalai Lama deklaroi sot se në ideologjinë e tij të të menduarit ishte marksist, ndërkohë që shton se shumë liderë marksistë janë shndërruar në kapitalistë.
"Duhet të kemi një qasje humane. Kapitalizmi është i mirë, socializmi i mrekullueshëm. Për aq kohë sa teoria socioekonomike ka interes, unë jam marksist... ende mbetem marksist", deklaroi Dalai Lama gjatë një fjalimi në qytetin lindor të Kalkutës.
Lideri shpirtëror tibetian, i cili jeton në ekzil në Indi, shtoi se e admironte marksizmin për shkak se ai reduktonte dallimin mes të pasurve dhe të varfërve.
"Shumë liderë marksistë janë kapitalistë në mendimet e tyre. Varet nga mendimi, motivimi dhe perspektiva", the Dalai Lama duke dolur në konferencën me temë "Qasja njerëzore në paqen botërore", organizuar nga Universiteti i Kalkutës./ATSH/