/ATSH-ANSA/ - Edhe pse duhen edhe gati dy muaj për vizitën e presidentit amerikan, Barack Obama në Nju Delhi, me rastin e Festës së Republikës indiane, më 26 janar, autoritetet indiane janë në alarm për ekzistencën e kërcënimeve terroriste, njofton në një shkrim ekskluziv gazeta "Hindustan Times".
"Shërbimet sekrete indiane kanë marrë informacione të besueshme sipas të cilave lëvizja terroriste 'Lashkar-e-Taiba', me qendër në Pakistan, po projekton një sulm sensacional terrorist, që përkon me vizitën e presidentit amerikan në Nju Delhi", shkruan gazeta.
"Të gjithë personat nën drejtimin e shefit të policisë së qytetit, B.S. Bassi, kanë marrë urdhëra të prerë për përballimin e situatës", saktëson gazeta.
"Është forcuar siguria në ndërtesën e parlamentit, në aeroportin ndërkombëtar 'Indira Ghandi', në 'Raisina Hill' ku gjendet pallati presidencial, 'India Gate', rrjeti metropolitan si edhe qendrat tregtare dhe kinematë", përfundon gazeta "Hindustan Times"
/Shqiptarja.com