Nju Jork, 30 filma shqiptarë në
“Albanian Week Film Festival”

Nju Jork, 30 filma shqiptarë në<br />“Albanian Week Film Festival”
NJU JORK - Në edicionin e dytë të “Albanian Week Film Festival”, që do të nisë prej 8 deri më 14 nëntor në New York të SHBA-ve, do të prezantohen filma shqiptarë të metrazhit të gjatë, të shkurtër dhe atij dokumentar dhe në fund, nga këto tri kategori, do të zgjidhen filmat më të mirë.

Mrika Krasniqi, organizatore e këtij festivali për “KultPlus” ka thënë se ky festival ka edhe rolin e ndërmjetësimit të depërtimit të kinematografisë shqiptarë në atë amerikane. “Albanian Week Film Festival” ka përfshirë në edicionin e dytë të këtij festivali filma të metrazhit të gjatë, të shkurtë dhe dokumentarë nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe të regjisorëve që veprojnë në shtete të ndryshme të botës.

Mrika Krasniqi, organizatore e këtij festivali ka thënë për “KultPlus”, se organizimi i këtij festivali në Amerikë, ka një rëndësi të veçantë, për faktin se prezantohet kombi shqiptarë nëpërmjet projeksioneve filmike. “Kjo është mënyra më e fuqishme për të depërtuar dhe për të ndikuar tek audienca në atë se si e kupton apo e percepton botën shqiptare”, ka thënë Krasniqi. Ky festival përpos që do të prezantojë filmat shqiptarë, do të ketë edhe rëndësinë e takimit të regjisorëve dhe aktorëve shqiptarë anekënd botës, pasi sipas Krasniqit, në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm edhe filmbërësit e këtyre projekteve.

agnus dei
Pamje nga filmi "Agnus Dei"

“Në këtë ngjarje do të jenë prezent regjisorët: Robert Budina, Agim Sopi, Joni Shanaj , Orges Bakalli, Eneida Koreshi, Roland Uruqi, Paul Kurti..., sikurse edhe aktorët: Astrit Alihajdari, Vlora Dema...”, ka thënë Krasniqi, por duke mos përjashtuar as prezencës e kineastëve amerikanë duke përfshirë edhe regjisorë, aktorë, producentë, sikurse janë: Larry Moroe, Martin Rost, Oliver Horvat, Edimy Michel.

FARMAKON

Në këtë festival do të prezantohen 30 filma të kinematografisë shqiptare, 24 prej tyre prodhime të viteve 2012- 2013, duke u përfshirë filmat artistik të metrazhit të gjatë, atij të shkurtë dhe filmat dokumentarë. Mirëpo, ky edicion ka edhe specifikën tjetër pasi do të prezantohen edhe filmat në retrospektivë të kinematografisë shqiptare duke i futur në programin “White and Black”.

Krasniqi krejt këtë angazhim e sheh edhe nga një prizëm tjetër, pasi që, sipas saj në këtë formë mund edhe të depërtojë filmi shqiptarë në Amerikë.

““AFW”, ka një rëndësi të madhe, e në veçanti depërtimin e filmave shqiptarë në Amerikë. Ne do të përpiqemi sinqerisht që të jemi një urë lidhëse në mes të artistëve shqiptarë kudo në botë, dhe artistëve të tjerë të cilët mund të krijojnë ide dhe bashkëpunime të reja. Ky është edhe një shteg i hapur më shumë për depërtimin e autorëve shqiptarë në ndonjë projekt kinematografik, apo edhe të aktorëve të cilët do të kenë mundësi të promovohen në këtë event”, ka thënë Krasniqi.

AGON

Në këtë festival që në përmbyllje do të ndahen tri çmime: për filmin më të mirë të gjatë, për filmin më të mirë të shkurtë dhe filmin më të mirë dokumentarë, nuk ka pas ndonjë kriter selektimi të filmave duke u bazuar në tema apo në ndonjë kriter tjetër, duke u bazuar në atë, se kinematografia shqiptare nuk ka aq shumë prodhime sa të vihen edhe kriteret. “Kushtet e vetme kanë qenë që projektet filmike të jenë profesionale dhe të jenë të realizuar gjatë dy viteve të fundit”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, duke u bazuar në edicionin paraprak, Krasniqi ka thënë se temat e filmave shqiptarë janë mjaftë interesantë për audiencën jo shqiptare, gjithnjë duke u bazuar në origjinalitetin e filmave dhe rrethanat se si është paraqitur filmi. “Ky interesim do të hapë një perspektivë të re për artin dhe artistët shqiptarë në përgjithësi”, ka thënë Krasniqi.

Ceremonia e hapjes së Javës së Filmit Shqiptarë do të zhvillohet në teatrin prestigjioz të NY “SVA Theatres”, më 8 nëntor, në orën 19:00. Festivali do të hapet me filmin artistik të metrazhit të gjatë “Agon”, me regji të Robert Budinës, ndërkaq pjesëmarrës nga Kosova në kategorinë e filmave të gjatë është ai “Agnus Dei”, i regjisorit, Agim Sopi. Themelues të këtij festivali janë Mrika Krasniqi dhe Ariot Myrtaj. Festivali pos që është mbështetë nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte e Kosovës dhe ajo e Diasporës dhe sponsorë të tjerë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore