Nju Jork, dalin në ankand
piktura të Rilindjes

Nju Jork, dalin në ankand <br />piktura të Rilindjes
Punimet nga artistë të njohur, duke përfshirë Bronzino, Fra Bartolommeo dhe Botticelli do të dalin në shitje javën e ardhshme në shtëpinë e ankandit Christie në Nju Jork dhe parashikohet një fitim prej më shumë se 75 milionë dollarë.

Këto vepra i përksasin mjeshtrave të artit evropian nga shekulli 14 deri në 19. Alan Wintermute, një specialist i pikturave të vjetra theksoi se shitja do të ngjalli interesin e blerësve fanatikë në mbarë botën. Ne kemi dy piktura nga Botticelli, të cilat janë të pazakonta, apo një portret nga Bronzino gjatë periudhës së rilindjes.

Disa prej veprave nuk janë parë asnjeherë prej publikut madje as nga koleksionistët fanatikë të artit. Pra, ne jemi në pritje të një interesi të madh nga ana e dashamirësve të artit u shpreh specialisti. Ai shpjegoi se "Shën Mëria dhe Fëmija Krisht" i Fra Bartolommeo është vlerësuar për t’u shitur me vlerën prej rreth 15 milionë dollarë.

Në këtë pikturë paraqitet një moment i ëmbël kur Krishti i tërheq velin nënës së tij, për t’i marrë një puthje. "Shën Mëria dhe fëmija me Shën Gjon Pagëzorin " e Sandro Botticelli është gjithashtu ndër pikturat që do të ketë një interest ë veçantë. Piktura është blerë në fillim të viteve 30 nga John Rockefeller dhe është mbajtur në familjen e Rockefeller-it për rreth 50 vjet.

Tashmë kjo pikturë njihet "Shën Mëria e Rockefeller". Gjithashtu edhe "Portreti i një të riu me një libër" i Agnolo Bronziono e cila është një nga portretet më të rëndësishme të Rilindjes dhe është vlerësuar për t’u shitur me çmimin rreth 18 milionë dollarë. Veprat do të dalin në shitje më 29 janar.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime