Nju Jork, takim Rama-Thaçi për
hapat strategjikë Shqipëri-Kosovë

Nju Jork, takim Rama-Thaçi për<br />hapat strategjikë Shqipëri-Kosovë
NJU JORK - Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Nju Jork sot zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në këtë takim pune u diskutua për shumë çështje të interesit të përbashkët për të dy vendet, veçanërisht për axhendën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës. Gjatë takimit u bisedua gjithashtu edhe për projekte të përbashkëta, me interes reciprok për të dy shtetet.

Pas takimit, dy kryeministrat dhanë një konferencë për shtyp: Kryeministri Edi Rama u shpreh se në këtë takim pune u diskutua koordinimi i forcave në funksion të njohjeve të reja të shtetit të Kosovës:

“Ishte kënaqësi e posaçme që u takuam, edhe pse takimet midis nesh janë gjithnjë e më të shpeshta. Ishte kënaqësi aq më tepër këtu në Nju Jork, në këtë moment të rëndësishëm të vitit politik dhe pa dyshim, që mundëm të shkëmbejmë pikëpamjet për thellimin e një procesi bashkëpunimi, që tanimë ka filluar. Në ndërkohë shkëmbyem mendime edhe për koordinimin e forcave në funksion të njohjeve të reja të shtetit të Kosovës, si dhe në funksion të partneriteteve ekonomike midis nesh dhe me palë të treta”.

Kryeministri Thaçi ka pohuar se është diskutuar për hapat që do ndërmerren për bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës: “E falënderova edhe një herë Kryeministrin Rama për mbështetjen e fuqishme, që po jep për Republikën e Kosovës në procesin e njohjeve në çdo takim që ka pasur me lidershipin botëror këtu në Nju Jork. Ne diskutuam për hapat që do ndërmerren për bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Natyrisht, kemi një axhendë, e cila lidhet drejtpërdrejtë edhe me procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Për këtë çështje, që njohjet të rriten, besoj se angazhimi i Shqipërisë dhe i Kryeministrit Rama do të vazhdojë të jetë fuqimisht i përkushtuar”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit