Dy persona u gjetën të pajetë në rrugë, njëri në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth dhe tjetrit në Tiranë, tek Kopshti Zoologjik.
"Rreth orës 13:15, në Fermë Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth E.K.,44 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes", njoftoi zyrtarisht policia e Durrësit, të cilët me një njoftim të dytë kanë bërë me dije se dyshohet që ka ndodhur nga shkaqe natyrale, si përdorimi i një sasie të lartë alkooli.
Ndërkohë rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik në trotuar është gjetur i pajetë SH. A., 79 vjeç.
"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale", tha në një njoftim paraprak policia e Tiranës.
-
MOS dilni nga shtepite o njerez se do vdisni si qen neper rruge,,,korona-virusi eshte neper kembe,,as makina nuk ju mbron dot,,,, pijeni ate kafe ne shtepi me mire se su be qameti,,,,lerini politikanet ta pine kafen jashte.
Përgjigju -
Ja pra pini alkool se shpetoni nga virusi. Hajde te shkretet, iken ne boten tjeter. Mjere ne
Përgjigju-
BESA ESHTE ME I PASE LAKMI ATO QE IKIN NE BOTEN TJETER ME VIZE TE KORONAVIRUESIT.
-










Komente
Komento