Një arsye e fortë për të pasur gjithmonë në shtëpi uthull molle: Kuron 19 sëmundje

Një arsye e fortë për të pasur gjithmonë në shtëpi uthull molle: Kuron 19 sëmundje

Uthull molle

Keni dëgjuar shpesh nga gjyshet tuaja që kur ju dhimbte barku apo kishit diarre, duhet të konsumonit pak uthull molle. Mbase deri më sot nuk e keni marrë seriozisht, por tashmë e konfirmojnë edhe mjekët që diarreja, kollitja, humbja e peshës dhe tensioni i lartë e shumë të tjera janë sëmundje që uthulla e mollës kontribuon në shërimin e tyre. 

Rënia e flokëve

Nëse keni problem me rënien e flokëve, uthulla e mollës mund të ju ndihmojë. Është shumë ushqyese dhe rregullon pH e lëkurës së kokës. Gjithashtu forcon flokët dhe largon qelizat e vdekura që mund të parandalojnë në rritjen e flokëve.

Astma

Nëse keni probleme me frymarrjen, është e rëndësishme të përdorni medikamentet që ju përcakton mjeku, por për të trajtuar një problem të tillë ju mund të përdorni edhe uthullën e mollës.

Kolla

Kolla e thatë është shumë irrituese. Nëse jeni duke kërkuar për një trajtim natyral, uthulla e mollësh është zgjidhja e duhur.

Diarre

Uthulla e mollës konsiderohet një një ilaç i shkëlqyeshëm për diarre. Ajo vepron si një antiseptik dhe vret bakteriet që shkaktojnë diarre. Rekomandohet një lugë e madhe uthull të përzihet me 25ml ujë dhe të pihet tri herë në ditë.

Pagjumësia

Nëse nuk mund të flini, pini një lugë uthull molle të përzier me 250ml ujë. Më pas do të shikoni ndryshimet.

Marrëmendja

Përvoja ka treguar se uthulla e mollës mund të ndihmojë për të trajtuar marrëmendjen. Besohet se uthulla e mollës ndikon në presionin e gjakut dhe ul nivelin e sheqerit në gjak.

Infeksionet e veshit

Përzieni pak uthull, alkool dhe ujë dhe me një copë pambuku vendosni atë në vesh. Lëreni të qëndrojë për 5 minuta.

Sytë e lodhur

Nëse keni problem me sytë, konsumoni 3 herë në ditë një përzierje me dy lugë uthull, dy lugë mjaltë dhe 250ml ujë.

Dhimbje koke

Uthulla e mollës për shkak të përbërësve që ka largon dhimbjen e kokën dhe lehtëson migrenën. Provoni dhe shikoni se sa shpejt funksionon.

Artriti

Uthulla e mollës në kombinim me mjaltin mund të përdoret si medikament natyal për të trajtuar artritin. Mund të aplikohet direkt në nyjë ose të pihet 3 herë në ditë.

Lodhja

Nëse keni problem me lodhjen kronike, kjo do të thotë se trupi juaj është duke kërkuar vëmendje. Përzieni një filxhan mjaltë me 3 lugë uthull molle dhe konsumoni këtë përzierje para gjumit. Përsëriteni për disa netë rresht.

Helmimi

Uthulla e mollës vret bakteriet dhe vepron si qetësues në lëvizjen e zorrëve. Ajo mënjëherë do t’ju jap lehtësim nëse rast të helmimit nga ushqimet. Mjafton të përzieni dy lugë uthull molle më një gotë ujë të ngrohtë dhe pijeni para ngrënies.

Urthi

Mushti i mollës në mënyrë të natyrshme ndihmon në tretje, kështu që mund t’ju ndihmojë edhe me problemin e urthit. Një lugë çaji uthull molle rregullon këtë problem.

Presioni i lartë i gjakut

Nëse keni ndonjë problem me presionin e lartë të gjakut, rekomandohet që të pini lugë uthul molle me 250ml ujë. Konsumoni 3 deri 4 herë në ditë.

Veshkat dhe infeksioni në fshikëz

Konsumimi i uthullës së mollës do të ndihmojë në parandalimin e sëmndjeve të veshkave dhe infeksioneve të traktit tuaj urinar.

Menstruacionet

Mushti i mollës ndihmon në rregullimin e ciklit menstrual dhe parandalon gjakderdhjen e tepruar. Pini dy lugë uthull molle të përzier me një gotë ujë dhe trajtoni këtë problem.

Humbja e peshës

Nëse dëshironi që të hiqni qafe kilogramët e tepër, rekomandohet që të pini dy lugë të vogla uthull molle me një gotë për çdo mëngjes.

Irritime në hundë

Mushti i mollës parandalon infeksionet e hundës, të cilat shkaktojnë bezdi dhe krijojnë kruarje.

Zbardhja e dhëmbëve

Uthulla e mollës konsiderohet si produkt i duhur për zbardhjen e dhëmbëve. Përzieni një lugë uthull molle me një gotë ujë dhe përdoreni për të shpërlarë gojën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë