Një video që do ju mbushë me lot gëzimi dhe shprese! Gjyshërit i bëjnë suprizën speciale mbesës 11-vjeçare në karantinë

ITALI - "Urime, edhe 100 vjeçe. Mos u shqetëso, do të mbarojë gjithçka"...

Gjyshërit i bëjnë një surprizë mbesës në ditëlindjen e 11 që ndryshe nga çdo herë tjetër i duhet ta kalojë e vetme në shtëpi, në vetëkarantinim për t'u mbrojtur nga koronavirusi.

Monika është prekur dhe ka shpërthyer në lot teksa përshëndet gjyshërit e saj që kanë dalë jashtë me maska dhe me një pankartë në duar "Gëzuar ditëlindjen princeshë", ku nga trotuari i urojnë mbesës në ballkonin e shtëpisë, të ketë jetën e gjatë.

Një gjest i veçantë i gjyshes Ana dhe gjyshit Domenico, që na përlot të gjithëve dhe na jep mesazhe shprese në këto ditë të vështira që po kalon edhe vendi ynë, Shqipëria.

Një surprizë speciale për t'i treguar dashurinë e tyre me fjalë zemre dhe pse nuk mundën ta përqafojnë pasi i duhet të qëndrojnë larg në qytetin e izoluar. "Pas 10 ditësh mbaron e gjitha", - thonë ata pasi qëndrojnë për disa minuta poshtë shtëpisë së mbesës.

Dashuria është më e fortë se gjithçka.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kozeta Peci: 16/03/2020 09:59

    perderisa blejme buke dhe nje njeri qe te jep buken merr dhe leke cfare pret te rrofte qe nuk shkon ne kafe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë