Anëtarja e Komitetit të Çmimit Nobel për Letërsi, Gun-Britt Sundstrom ka dhënë dorëheqjen, pjesërisht edhe për shkak të çmimit Nobel për shkrimtarin austriak, Peter Handke, në muajin tetor.
Sundstrom tha se largohet nga Komiteti i Nobelit i Akademisë së Suedisë, ku kanë qenë e emëruar si anëtare e jashtme, kryesisht për Nobelin e vitit 2019 për Handke.
Sundstrom tha se ishte kundër qëndrimit se “letërsia është mbi politikën” – një referencë kjo për polemikat rreth Handkes.

Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe me gjerë, për shkak të mbështetjes së zëshme për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.
Komente

