Nobelisti i Mjekësisë zgjedh
vdekjen me eutanazi

Nobelisti i Mjekësisë zgjedh<br />vdekjen me eutanazi
BRUKSEL - Christian de Duve, 95 vjeç, shkencëtar i njohur belg, laureat i çmimit Nobel për mjekësi në 1974 ka vendosur ta mbyllë jetën e tij me eutanazi, bën të ditur TM News.

Në Belgjikë eutanazia është legale prej vitit 2002, vendi i dytë europian që e fut këtë mundësi pas Holandës.

"Do të ishte ekzagjerim të thuash se nuk kam frikë nga vdekja, por nuk kam frikë nga ajo që vjen më pas, pasi nuk jam një besimtar. Kurt ë zhdukem, do të jem i zhdukur, nuk do të ketë gjë tjetër. Ajo që duhet të parashikoj tani është vdekja ime dhe jam duke e bërë këtë", pati zbuluar De Duve për të përditshmen belge "Le Soir" një muaj më parë.

De Duve ka pritur mbërritjen e të birit nga ShBA-të për të vdekur i rrethuar nga dashuria e familjarëve të tij.

"Na la qetësisht dhe refuzoi të merrte medikamente kundër ankthit përpara injeksionit final. U largua me një buzëqeshje dhe një lamtumirë", ka thënë e bija, Francoise për “Le Soir”. De Duve është personazhi i dytë publik që zgjedh vdekjen e ëmbël në Belgjikë pas shkrimtarit Hugo Claus në 2008-n.

(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK