Noizy, bën operacion sytë

Noizy, bën operacion sytë
Reperi, Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy, ka bërë një operacion për sytë. Këngëtari ka nxjerr një status në rrjetin social Facebook, ku shkruante se vuante nga një miopi, të cilën duhet ta operonte. Operacioni përfundoi me sukses dhe Noizy është në gjendje të mirë shëndetsore. Pak ditë më parë Noizy dhe Baba Stars, patën një sherr mes tyre ku asnjëri nuk e pranon se kush rrahu kë? Noizy, ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të përgënjeshtraur lajmin se ai është rrahur nga BabaStars. Ai postoi edhe një video, ku shfaqej shëndoshë e mirë dhe ku po ashtu shfaq një stoli të një prej anëtarëve të BabaStars. Stolinë e njërit prej anëtareve të grupit, ia vendosi në qafë qenit të tij. Nga ana tjetër, disa orë pas rrahjes, anëtari i BabaStars, Visar Shala, ka postuar një fotografi ku është shfaqur shëndoshë e mirë dhe pa shenja nga rrahja. Pas Visarit, në Twitter është shprehur edhe Ledri, i cili ka shkruar: “A osht bajram sot a?! Se i kena pre dy kurbana për hapjen e Duplex-Club në Zurich Mo-fo City1 haha That’s What’s Up, BabaStars”, ka theksuar Ledri duke i quajtur anëtarët e OTR, Noizyn dhe Onzinon si kurbanë pas rrahjes.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uragani Milton, 5 viktima në Florida! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO)

Uragani Milton, 5 viktima në Florida! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO)