Reperi i famshëm shqiptar Noizy do të jetë pjesë e një filmi gjerman.
Mbrëmjen e djeshme është publikuar traileri i filmit dhe Noizy do të ketë një rol dytësor.
Filmi mban titullin “Man from Beirut” ose “Blind” dhe Noizy në pjesën më të madhe të skenave shfaqet përkrah aktorit gjerman Frederick Lau.
Pjesë e filmit janë edhe disa aktorë të tjerë shqiptarë si Blerim Destani dhe shqiptaro-amerikani James Biberi.
Dy aktorët kanë rol kryesor në film dhe pritet që premiera të jetë në 25 nëntor.
Komento