Noizy, vëllezërit Xhaka dhe Xherdan
Shaqiri në Mynih, vetëm për një arsye

Noizy, vëllezërit Xhaka dhe Xherdan<br />Shaqiri në Mynih, vetëm për një arsye
Nëse keni një llogari në Instagram, s’ka si t’ju ketë shpëtuar lajmi i premierës së filmit  komedi “Frauen” (Gratë) në kinema në Gjermani dhe Zvicër. Kjo pasi Blërim Destani, që është dhe një prej aktorëve, ka një rreth shoqëror të paparë, që ndihmojnë njëri-tjetrin sa herë është e nevojshme.

Ledri Vula apo Noizy të dy publikuan foto në llogaritë respektive duke ftuar ndjekësit që jetojnë në ato zona të mos e humbasin shfaqjen e filmit. Noizy madje ka shkuar në premierën e filmit, i veshur si dhëndër dhe i shoqëruar nga ‘banda e tij’, që përbëhet nga dy vëllezërit futbollistë, Granit dhe Taulant Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

“Mos e humbisni kët, ju premtoj”, ka shkruar reperi në foton e posterit të filmit, duke na lënë të dyshojmë nëse e ka fjalën për praninë e tij, apo për filmin? Sidoqoftë jemi të sigurt që shumë prej personave të pranishëm, do të jenë aty pikërisht prej bandës së Blerim Destanit, që më pas sigurisht do të argëtohen me filmin. 
 
 

Munchen you ready 😉

A video posted by NOIZY (@zinizin) on



frauen
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot