Reperi i njohur shqiptar, Noizy prej disa kohësh ka nxjerrë në treg linjën e veshjeve me emrin “Illyrian”.
Ai ka autorizuar vetë shumë pika të shitjes, por kërkesa e madhe për to ka bërë që të krijohen dhe kopjet e para false.
Këtë e ka zbuluar një fanse, e cila e ka pyetur në Instagram nëse bluzat që shiten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, në sesionin “Duty free” janë origjinale.
Noizy ka publikuar mesazhin në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke njoftuar fansat se bluzat që po shiten aty nuk janë origjinale.
“Illyrian false në Duty Free, në Aeroportin e Prishtinës. Unë nuk jam ende i çmendur, tregoni suksesin”, ka shkruar Noizy në Instagram.