Noka flet pas përjashtimit:Rama
rrugaç, Ruçi sillet si xhandar

Noka flet pas përjashtimit:Rama<br />rrugaç, Ruçi sillet si xhandar<br>
Deputeti i PD, Flamur Noka në një prononcim për Report Tv deklaron se opozita kërkon përjashtimin e Ramës, pasi ofendoi Berishën.

Ai u shpreh se Rama u soll si rrugaç, ndërsa për të mbuluar këtë Ruçi përjashtoi atë, por sipas tij nuk do të lejohet që kryetari i Kuvendit të kthehet në xhandar.

Flamur Noka u përjashtua pasi ofendoi Ruçin duke i thënë rrugaç, ndërsa opozita vijon që të jetë e ngujuar në Kuvend, për të pritur orën 17:00 për rifillimin e seancës, pasi nëse do të dalë, Noka nuk do të lejohet nga garda që të futet sërish.

Kjo është herë e dytë që Kuvendi bllokohet nga opozita, e ndërsa seancën e parë ndodhi për shkak të Reformës Zgjedhore sot nisi me ligjin e minoriteteve që në nisje.

Intervista e Flamur Nokës në Report Tv
Ishte një provokim i përsëritur nga ana e kryetarit të Kuvendit. Duke menduar se mund t’i mbyllë gojën opozitës. Sot jetojmë në kohë tjetër, ajo kohë ka përfunduar.

Zoti Noka, a është ky skenar i PD?
PD nuk ka asnjë skenar, është e detyruar që të mbrojë fjalën e lirë, që po shkatërrohet nga Rama dhe Ruci. Ata kanë marrë një vendim që mos e lënë opozitën që të shprehet dhe ta dhunojnë. Këtë nuk do e lejojmë që ta bëjnë. Ne në cdo seancë do të reagojmë. Nuk mund të na fusë në reshet asnjë nga xhandarët që ka vendosur Rama.

A po bllokohet Reforma Zgjedhore?
Kjo është çështje tjetër, Kuvendin e bllokoi Ruci, ka marr rolin e xhandarit. Unë dëgjova fjalë fyese, që i fliste kryeministri si rrugaç. Kryetari i Parlamentit kur kërkohet fjala për procedurë automatikisht duhet ta jepte. Ai mendoi se mund ta fshihte Ramën si struci dhe menduan përjashtimin tim. Ndërkohë, deputeti që duhej përjashtuar ishte ai që foli si rrugaç.

Nëse nuk do të merret në konsideratë përjashtimi?
Do të merret se e detyron rregullorja. Nuk do të lejojmë që kryeministri të sillet si rrugaç, por edhe kryetari i Kuvendit si xhandar.

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik