Deputeti demokrat Flamur Noka në mbledhjen e grupit të PD të zhvilluar një ditë më parë u ka dhënë porosi deputetëve të opozitës që të mos i nënshtrohen sipas tij, urdhrave që po imponohen nga mazhoranca në Kuvend.
Ndërsa mbante fjalën e tij, Noka ka shprehur kritika për veshjet e shtrenjta të kolegëve deputetë, duke thënë se kush vjen në Kuvend me kostume 5 mijë euro apo kollare 2 mijë euro nuk ka lidhje me nevojën që kanë qytetarët për përballje e rezistencë.
“Miq, ne jemi deputetë të opozitës dhe opozita ka disa të drejta që ne nuk i lëshojmë kurrë. Një rregull që vepron prej 35 vitesh në Parlament nuk mund të na diktojë Niko Peleshi dhe Taulant Balla një gjë ndryshe tani. Ne jemi ne Kuvend për betejë, jo për nënshtrim. Kushdo që mendon se është në Kuvend për të ardhur me kostum 5000 euro apo kollare 2000 euro, dhe për të bërë foto në foltore, asnjë lidhje nuk ka me nevojën që kanë qytetarët për përballje, për rezistencë, për betejë. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa janë të drejtat tona. Të drejtat tona do ti mbrojmë. Nuk nënshtrohemi. Kush ka frikë nga përballja, dëshiron të nënshtrohet, të vazhdojë por kjo s’ka asnjë lidhje me opozitarizmin”, tha Noka në mbledhjen e grupit.
Por, duket se Noka i ka harruar shfaqjet e tij në Kuvend me veshje luksi gjatë vitit 2023 kur krijonin kaos dhe futej nga dritarja në Kryesinë e parlamentit me xhinset super të shtrenjta. Vetëm një palë xhinse të Nokës kushtonin plot 680 euro, ndërsa atletet kushtonin 340 euro.
Ndërkohë, prej 2024-ës SPAK ka nisur një hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij.

Xhinset 680 euro të Flamur Nokës
Komente












Mos hajdeni me kostume te shtrenjta thote Nuk Moka. Dmth me mire ti mbajne ne garderobe, sesa ta marrin vesh te tjeret qe jane hajdute. Po mos u tremb o Nulo, se dhe nga krahu tjeter njesoj si ju jane. Por ata te pakten i fshehin te tubat e aspirimeve dhe me kasaforta te fshehura ne mur, ndersa ju i keni nen parket.
PërgjigjuS'eshte puna se Noka ka haruar se e ka bere dhe vete, po puna eshte se tere derrat nje turi kane. Majmuni e kspardisuni se hak e keni...... ,
PërgjigjuMul Noka gjithashtu duhet ti thote:qe ju nuk do visheni dhe te keni perfitime te tjera se ate sector e kam vete,veshje,vjedhje,makina te shtrenjta etj.Ok?
Përgjigju