Pasi hyri nga kangjellat dhe doli nga dera e kryesisë, deputeti i Rithemelimit Flamur Noka duket se u pendua dhe shkoi pas kolegëve për të rihyrë në kryesi nga dritarja.

Kështu me ndihmën e shokëve të tij deputetë, Noka mundi të hynte në kryesi përmes dritares.

Ajo që të bien në sy është veshja e tij e shtrenjtë. Nga një search në Google, rezulton që një palë xhinse që Flamur Noka kishte veshur sot kushtojnë 680 euro, ndërsa atletet kushtojnë 340 euro.

Ndërkohë Garda ishte pajisur me një dokument që mban firmën se sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit, Genci Gjonçaj i cili i ka dërguar Gardës së Kuvendit, ku njoftohen për emrat e 6 deputetëve të përjashtuar të opozitës. Në shkresë theksohet se deputetët e përjashtuar të opozitës nuk mund të marrin pjesë në aktivitetet parlamentare deri në përfundimin e afatit të përjashtimit.