TIRANE - Ish-Ministri i Brendshëm, njëherësh deputet i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar në lidhje me akuzat se ai ka lidhje familjen Gjuta, ku disa prej pjesëtarëve të kësaj familje janë nën akuzë për aktet terroriste ndaj familjes së Ministrit Tahiri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka akuzat e tilla i cilëson shpifje që sipas tij kanë vetëm si synim të përbaltin emrin e tij. Sipas Nokës, përfshirja e emrit të tij në këtë histori është një trillim i shpifur, ndërsa ka shtuar se nuk ka asnjë njohje apo lidhje me vëllezërit Gjuta.

Ai thekson se jo vetëm nuk ka lidhje me vëllezërit Gjuta, por ka hedhur poshtë edhe pretendimet se ato kanë marrë pjesë në fushatën e tij elektorale në zgjedhjet e qershorit të vitit 2013.

Ish-Ministri Noka ka nënvizuar se ndër të tjera nëse del qoftë edhe një fakt i vetëm që të provojë lidhjen e tij me vëllezërit Gjuta ai do të dorëhiqet nga politika, ndërsa shton se ai dhe shpifësi do të përballen në Gjykatë.

Më poshtë postimi i plotë në rrjetet sociale i Flamur Nokës:
Me nje neveri te tejskajshme lexova nje shpifje te nje shpifesi te shpifur me emrin Mero ,ku une sipas shpifesit paskam lidhje me vellezerit Gjuta qe ka arrestuar policia si te dyshuar per ngjarjet e fundit te tritolit ndaj biznesit te familjes Tahiri. Shpifesi shpif sikur une I paskam miq e rrij cdo dite ne lokalin e tyre dhe i paskam pas dhe mbeshtetes te fushates sime. Kjo eshte nje shpifje e ndyre e nje shpifesi po aq te ndyre dhe synon felliqesisht te perbalte emrin tim. Kane apo nuk kane lidhje zotrinjte ne fjale me akuzen e ngritur ndaj tyre eshte ceshtje e tyre dhe e drejtesise por sido qe te jete perfshirja e emrit tim eshte shpifje dhe trillim nga nje i shpifur .Une dua te sqaroj per opinionin qe Flamur Noka nuk ka asnje njohje , e aq me pak te kete lidhje,e aq me pak qe te kem pire kafe qofte edhe njiher te vetme me vellezerit Gjuta ne lokalin qe paskan sic prtetendon shpifesi apo dhe kudo tjeter .Kur une as nuk i njoh si mund ti kem patur ne fushaten time? . Kuksianet e dine mire kete qe po them. Nese del nje element qe tregon ndryshe une jap doreheqje te parevokueshme nga politika. Nese qeveria e shpifesit eshte e mbushur me ministra ushtare te krimit organizuar ,shpifesi dhe ata qe i rrijne pas nuk mund te perbaltin as mua e asnje ish minister te qeverise Berisha. Megjithese guzhina e kermes ere kerme mban e nuk ja vlen ta trazosh se qelbet por ne kete rast une me shpifesin do perballem ne gjykate

noka fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)