Noli 12 letra Enver Hoxhës: Ja
kushtet për tu pranuar në OKB

Noli 12 letra Enver Hoxhës: Ja<br />kushtet për tu pranuar në OKB
Nga letërkëmbimi i Fan Nolit me Enver Hoxhën në vitet 1945-1946, vlen të veçohet ai i vitit 1946, sidomos i pranverë-verës së këtij viti, kur Noli u angazhua plotësisht si ndërmjetës që Shqipëria të njihej si shtet i pavarur dhe të pranohej në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Se si ka qenë gjithë dinamika e bisedimeve mes përfaqësuesve të Shqipërisë dhe përfaqësuesve të SHBA-së mbi këtë çështje shumë të diskutuar, e dëshmon edhe letërkëmbimi mes Nolit dhe Hoxhës, ku duket se pika nevralgjike që ishte vënë kusht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me ShBA-në e më tej anëtarësimet në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare ishin pikërisht disa traktatate të nënshkruara me qeverinë shqiptare të paraluftës, traktate për të cilat Enver Hoxha nuk lëshonte pe.

Duke sjellë këtu 12 letra e mesazhe të zgjedhura nga letrat e Fan Nolit për Enver Hoxhën, i sjellim lexuesve një panoramë të qartë mbi këtë çështje, duke e vijuar më tej edhe në numrat e ardhshëm, ku do të botohen edhe letrat e Enver Hoxhës për Nolin. Siç e shënuam edhe dje, letrat janë shkëputurt nga vëllimi i letërkëmbimit të Fan Nolit, përgatitur nga studiuesi Nasho Jorgaqi. 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç