Vip-at tanë dhe yjet e modës kanë preferencat e tyre ndaj markës së bikinit për linjën e rrobave të banjos Agent Provocateur pas Modonna, Kim Kardashian, Sofia Vergara.

Këtë linjë e kanë zgjedhur Nora Istrefi, Armina Mevlani dhe Lori Hoxha.

Të tria yjet shqiptare i kanë ekspozuar këto veshje në faqet e tyre “Instagram” dhe Nora së fundmi në videoklipin e saj “Baby jem”.

nora, armina, lori

Lori Hoxha është ekspozuar me rrobat e banjos “Bandage” në pushimet e saj në Dubai apo Maldive.

Ndërsa Armina Mevlani i ka veshur këto rroba verën e kaluar në ngjyrë lejla.

Çmimet e këtyre veshjeve britanike relativisht janë të kushtueshme ku të Arminës kapin shumën 570 euro, ndërsa e dy yjeve të tjera shkojnë deri në 360 euro  sipas konfirmimit në faqen zyrtare të kompanisë.