Nora Istrefi: Në muzikë lejohet
të kopjohet deri këtu…!
Më pëlqen stili dhe zëri i Genës, ndaj e zgjodha në këtë bashkëpunim. Nora Istrefi është një nga këngëtaret kosovare , e cila thuajse përherë është akuzuar se kopjon
Më pëlqen stili dhe zëri i Genës, ndaj e zgjodha në këtë bashkëpunim.
Nora Istrefi është një nga këngëtaret kosovare , e cila thuajse përherë është akuzuar se kopjon stilin e yjeve të muzikës botërore në pamjen e saj.
Në këngën e fundit që Nora ka sjellë një bashkëpunim me këngëtarin shqiptar të serenatave Genën dhe sërish ka rënë pre e akuzave për kopjim, por kësaj here jo të stilit të flokëve apo veshejs, po për kopjim të muzikës.
Në fakt këtë gjë Nora e shpjegon në një bisedë të shkurtër për "Shqiptarja.com", ku tregon se deri ku lejohet të kopjosh në muzikë.
Ndërsa për këngën “Le mama” ajo shpjegon se “për pjesën “lele mama” që është keqinterpretuar si e vjedhur, në fakt është një “sample”, kështu quhet, të cilin e kemi paguar dhe e kemi blerë të drejtën e saj për ta përdorur”.
Nora veç muzikës flet edhe për martesën e saj me Robertin, për të cilën ka thënë se ende nuk është momenti që ata të martohen.
Nora përse zgjodhe Genën për këtë bashkëpunim? Këtë herë vendosa të vija me një bashkëpunim disi më ndryshe.
Zgjodha Genën sepse më pëlqen zëri dhe stili i tij.
Kënga ka arritur një boom të menjëhershëm në Youtube..
Kjo është meritë e fansave dhe e atyre që kanë pëlqyer klipin dhe muzikën.
Nora, shpesh je akuzuar për kopjim? Veshjet ( stili) trendi, i cili shpërndahet nëpër botë dhe përcillet me fanatizëm dhe kujdes nuk quhet kopjim.
Edhe në muzikë është i lejuar deri në 4 takte të kopjohen.
Për pjesën “lele mama” që është keqinterpretuar si e vjedhur, në fakt është një “sample”, kështu quhet, të cilin e kemi paguar dhe e kemi blerë të drejtën e saj për ta përdorur.
Dasma juaj e shumëpritur me Robertin kur do të vijë?Dasma do të vij atëherë kur unë ta ndjej si momentin e duhur.
Atyre që të kanë inat ose të xhelozojnë çfarë do u thoje?Atyre që më më kanë inat do u thoja që mos të mbajnë inat me askënd për shkaqe jo të mirëfillta pasi askush nuk është perfekt.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”Redaksia onilne
(b.t/shqiptarja.com)
31/5
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
18.8%
-
Jo
76.6%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 3244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Maqedoni e Veriut: Gjykata Kushtetuese heq ‘Balancuesin’
10 Tetor, 22:12
-
'Përdori foltoren fetare për të quajtur shtet terrorist Izraelin', Poli Hoxha për deklaratat e Erdogan: E tha në kontekstin e xhihadit për gjithë myslimanët
10 Tetor, 22:02
-
Lirohet nga paraburgimi politikani serb, Arsenijeviç
10 Tetor, 21:59
-
Rama vizitë nesër në Hungari, do takohet me kryeministrin Viktor Orban! Pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi
10 Tetor, 21:57
-
Erdogan në Tiranë/ Krashi: Ditë e rëndësishme spirituale! Lisander Hoxha: Rama luan me marrëdhëniet personale në diplomaci
10 Tetor, 21:51
-
Stuhia e shekullit ‘Militon’ goditi Florida-n! 9 të vdekur, 3.3 milionë banesa pa energji elektrike
10 Tetor, 21:46
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor, 21:45
-
Florida/ Injoroi thirrjet e autoriteteve për evakuim dhe sfidoi uraganin ‘Milton’ në det! 54 vjeçari u strehua në një varkë peshkimi
10 Tetor, 21:34
-
Mero Baze: ‘Pavarësia’ e feve shqiptare nga Shqipëria
10 Tetor, 21:18
-
FOTO/ Qëndroi një orë i bllokuar në autobotin me karburant, kush është i riu që ndërroi jetë tragjikisht në Lushnjë
10 Tetor, 20:52
-
'Xhiro me Ferrari në Londër, na bën për budallenj!', shpërthen ish-kreu i UKIP Farage për shqiptarin Puka: Po na shkelin me këmbë kriminelët!
10 Tetor, 20:36
-
VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore
10 Tetor, 20:07