Ajo shpesh është në qendër të vëmendjes përsa i përket paraqitjes dhe stilit të të veshurit, pasi është përfolur se i pëlqen të kopjojë yjet e skenës botërore.
Ditën e djeshme Nora ka ndarë një sërë fotosh me fansat e saj në Facebook ku shfaqet me një pamje ndryshe.
Si duket flokët bjondë për të cilët u kritikua shumë në rrjetet sociale nuk i kanë pëlqyer më as vetë këngëtares, e cila është bërë brune.
Përveç ngjyrës Nora u shfaq edhe me një model të ri me kaçurrela dhe dukej me të vërtetë seksi.
Ajo ka pozuar mbi një motor ku shfaqet më në formë se kurrë.
Komentet në rrjetin social gjithashtu kanë qenë mjaft pozitive për zgjedhjen që ka bërë këngëtarja.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)